Si funksionon një frigorifer?
Vetëkuptohet që një frigorifer është i domosdoshëm në çdo kuzhinë - por sa dimë ne të gjithë për këtë pajisje shtëpiake klasike?
Gjithçka që keni dashur të dini për frigoriferët, në një vend! Zbuloni se si funksionon një frigorifer, si ta organizoni dhe pastroni atë dhe zbuloni se cilat janë opsionet më të mira të frigoriferëve për shtëpinë tuaj.
Si funksionon një frigorifer? >>
Gjithçka që duhet të dini për frigoriferët ngrirës >>
Çfarë është një frigorifer amerikan? >>
Gjithçka që duhet të dini për frigoriferët e integruar >>
Veçoritë më interesante shtesë për frigoriferët >>
Si ta përdorni frigoriferin tuaj në mënyrën e duhur? >>
Si t’i ruani ushqimet në frigorifer në mënyrën e duhur? >>
Ku mund ta blini frigoriferin Hisense dhe në çfarë stilesh janë? >>
Si funksionon një frigorifer?
Vetëkuptohet që një frigorifer është i domosdoshëm në çdo kuzhinë - por sa dimë ne të gjithë për këtë pajisje shtëpiake klasike?
Historia e frigoriferëve daton me shekuj, veçanërisht në vitet 1720 kur një shkencëtar skocez William Cullen vëzhgoi për herë të parë efektet ftohëse të kondensimit. Puna e tij ishte novatore, por frigoriferët siç i njohim ne sot, u bënë realitet shumë më vonë. Prototipi i parë u prodhua nga shpikësit amerikanë Oliver Evans dhe Jacob Perkins në vitin 1835.
Sot, ne kemi bërë një rrugë shumë të gjatë që nga shpikjet e para. Megjithatë, është e mundur që të pyesni veten se si funksionon vërtet një frigorifer. Për ta bërë më të lehtë, ne e kemi shpjeguar atë në disa pika më poshtë:
Kjo është baza, por çfarë mund të themi për të gjitha veçoritë e frigoriferëve inteligjentë, për të cilat dëgjojmë çdo ditë?
Nuk ka dyshim se frigoriferët kanë evoluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme në shekullin e kaluar. Karakteristikat e reja janë pikërisht ato që i dallojnë frigoriferët bazë nga ata të cilët janë më modernë dhe më të besueshëm.
Për të vënë në dukje disa prej tyre, ne kemi përgatitur një përmbledhje të shkurtër më poshtë:
Frigoriferët Hisense ofrojnë jo vetëm të gjitha veçoritë e përmendura më sipër, por edhe një sërë të tjerash për të cilat do të mësoni më shumë në paragrafët e mëposhtëm.
Nuk është për t’u habitur që frigoriferët ngrirës të pavarur janë disa nga llojet më të njohura dhe më të përhapura të frigoriferëve.
Ju mund të zgjidhni midis frigoriferëve ngrirës me një derë dhe me dy dyer, të cilët gjenden në ngjyra, madhësi dhe sipërfaqe të ndryshme (varietetet më të zakonshme janë me raportin e ndarjes 60:40 dhe 70:30 ndërmjet frigoriferit dhe ngrirësit).
Këto pajisje mahnitëse nga ana vizuale janë pjesa qendrore e çdo kuzhine. Mund të mos mendoni se frigoriferët ngrirës janë të një teknologjie mjaft së lartë, por disa prej tyre janë të mbushur me veçori të cilat mund të tingëllojnë si diçka e dalë nga një film fantastiko-shkencor!
Frigoriferët ngrirës inteligjentë kanë përparësi për shkak të teknologjisë më moderne, për ta bërë të përditshmen tuaj më të lehtë dhe më komode.
Një veçori tjetër e Hisense, është sistemi i ftohjes Dual-Tech me rryma të veçanta ajri për frigoriferin dhe pjesën e ngrirësit. Ky funksion i domosdoshëm, ruan nivelin ideal të lagështisë në çdo ndarje, parandalon kalimin e të gjitha aromave si dhe nuk lejon tharjen e ushqimeve që ruhen.
Por teknologjia magjepsëse e cila është pas frigoriferëve ngrirës inteligjentë, nuk ndalon këtu.
Një tjetër veçori e tillë emocionuese, është ftohja me tre zona në frigoriferët My Fresh Choice. Ajo krijon një zonë të veçantë për 3 modalitete të ndryshme ngrirjeje: -5 ℃ për ngrirje të lehtë, -12 ℃ për ngrirje mesatare dhe -18 ℃ për ngrirje të thellë. Kontrolli i saktë i temperaturës do të thotë që ushqimi do të qëndrojë më gjatë i freskët. Në modelet e tjera, kjo pjesë e frigoriferit ngrirës mund të shërbejë edhe si zonë e konvertueshme. Në varësi të nevojave tuaja, mund ta përdorni si frigorifer deri në +5 ℃ ose si ngrirës që mund të shkojë deri në -20 ℃. Një zgjidhje perfekte për hapësira të vogla.
Dhe mos u shqetësoni për madhësinë, frigoriferët ngrirës Hisense do të përshtaten në mënyrë të përkryer në kuzhinën tuaj me dizajnin e ri sa thellësia e banakut, ndërkohë që kanë shumë hapësirë për ruajtjen e ushqimeve, të mirëmenduar dhe fleksibël.
Çfarë është një frigorifer ngrirës amerikan?
Nganjëherë të referuar si frigoriferë krah për krah, frigoriferët ngrirës amerikanë dallohen kryesisht për shkak të përmasave të tyre më të mëdha.
Ata ofrojnë:
Përpara se të shkojmë thellë në avantazhet e tyre, le të shohim se nga vjen në të vërtetë termi “frigoriferë ngrirës amerikanë”.
Është e paqartë se për sa kohë ka qarkulluar ky term, por ajo që është e sigurt, është se ky është lloji më popullor i frigoriferit në SHBA. Nëpërmjet paraqitjeve të tyre në televizion dhe në ekranet e mëdha, ata kanë udhëtuar përtej Oqeanit Atlantik, duke fituar me shpejtësi popullaritet në kontinentin e vjetër.
Nuk ka dyshim që ato ofrojnë një spektër aq të madh veçorish, sa praktikisht asgjë tjetër nuk mund të konkurrojë me to. Por kur ia vlen investimi i blerjes së një frigoriferi të madh dhe kush do të përfitonte më shumë prej tij?
Këto janë pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të pasur një ide nëse një frigorifer i stilit amerikan është i duhuri për ju:
Ky është një opsion i njohur edhe ndërmjet frigoriferëve Hisense. Frigoriferët e stilit amerikan që mund të gjeni në faqen tonë, ndahen në disa kategori: dyer franceze, dyer të tërthorta dhe krah për krah, kështu që ju patjetër do të gjeni opsionin më të mirë për ju.
Gjithçka që duhet të dini për frigoriferët e integruar
E thënë thjesht, një frigorifer i integruar është një frigorifer i fshehur brenda një dollapi.
Ato janë krijuar për t’u përshtatur pa mundim në hapësirën tuaj ekzistuese të kuzhinës, duke plotësuar bukur çdo njësi të integruar të kuzhinës.
Ata janë të njohur për dhënien e një pamjeje ultra të pastër dhe minimaliste. Përsëri, kjo mund të ndihmojë në krijimin e iluzionit të një hapësire më të madhe. Ato ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së hapësirës, e cila mund të mos jetë aq e lehtë për t’u arritur me një pajisje më të madhe.
Një përfitim tjetër është madhësia e tyre e përshtatshme dhe kompakte. Ato janë zgjedhja perfekte për kuzhina më të vogla të cilat nuk kanë hapësirë për një pajisje të veçantë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ata janë të mirënjohur për komoditetin e tyre. Për shkak të mënyrës se si janë të integruar në një kuzhinë, ato përshtaten praktikisht me çdo aspekt estetik të dizajnit, duke filluar nga ultra-bashkëkohorët, deri në modelet antike.
Por edhe kjo vjen me disa sfida, ku më e dukshme është përhershmëria e tyre. Me një pajisje të pavarur, lëvizja përqark banakut dhe ridizajnimi i pamjes së kuzhinës suaj është shumë më i lehtë. Nëse lëvizni ose vendosni të rinovoni kuzhinën tuaj, mund të hasni probleme ose madje të lindë nevoja për t’u ndarë nga pajisj juaj ekzistuese.
Krahasuar me frigoriferët e pavarur, ata janë edhe pak më të vështirë për t’u riparuar. Kjo ndodh pasi një inxhinier do të ketë akses pak më të kufizuar në pajisjen me defekt, duke e bërë punën e tij më të vështirë dhe duke nevojitur më shumë kohë. Koha dhe puna më e madhe e përfshirë në rregullimin e ndonjë problemi, mund të nënkuptojnë se kostoja e funksionimit të pajisjeve të integruara është më e lartë.
Ashtu si homologët e tyre më të mëdhenj, frigoriferët e integruar vijnë në raporte të ndryshme të frigoriferit me ngrirësin, duke filluar nga 70:30, 60:40 dhe madje 50:50.
Veçoritë më të mira shtesë për frigoriferët
Dëshironi të dini se cilat veçori shtesë kanë rezultuar më të njohurat ndërmjet dashamirësve të pajisjeve shtëpiake?
Një hapësirë e dedikuar për të ruajtur deri në 5 shishe verë apo pije joalkoolike? Kushdo që ka pasur ndonjëherë vështirësi për t’i ngjeshur ato shishe vere në një frigorifer të zakonshëm, me siguri do ta pëlqejë këtë veçori.
Me një raft të kromuar vere, të integruar në të gjithë gjatësinë, këta frigoriferë jo vetëm që janë super elegantë, por edhe e shfrytëzojnë maksimalisht hapësirën e frigoriferit. Dhe në qoftë se këtë e kombinoni me ndarjen tashmë të përmendur “My Fresh Choice”, ku mund të rregulloni temperaturën sipas nevojës tuaj, frigoriferin tuaj normal Hisense, mund ta transformoni realisht në një frigorifer vere.
Akull i freskët i grimcuar apo në kube me prekjen e një butoni? Kjo është një veçori e cila thjesht nuk mund të kalojë pa lënë përshtypje.
Me ujë nga rrjeti dhe me shpërndarësin e akullit, nuk do t’ju duhet as ta mbushni me ujë. Fillimi i një darke me disa kokteje të mrekullueshëm shtëpiakë, nuk ka qenë kurrë më i lehtë!
Për një element surprize shtesë, ngrirësit Hisense përfitojnë edhe nga një akullbërës me gotëza për akull të ngrirë në mënyrë perfekte në një tabaka me gotëza.
Shpërndarës uji - ujë i ftohur në mënyrë perfekte, çdo herë
Edhe pa e lidhur direkt frigoriferin tuaj me rrjetin e furnizimit me ujë, ka një mënyrë për të marrë ujë të ftohur në mënyrë të përsosur nga frigoriferi juaj me një shpërndarës uji.
Gjithçka që ju duhet të bëni, është thjesht të mbushni depozitën e brendshme me ujë të freskët. Pastaj, sapo të shtypni butonin në shpërndarësin e integruar të ujit, uji i ftohur në mënyrë të përsosur do të jetë gati për ju. E përsosur për ditët e nxehta të verës dhe shumë më miqësore me mjedisin!
Si ta përdorni frigoriferin tuaj në mënyrën e duhur?
Pavarësisht se janë një pajisje shtëpiake kaq e rëndësishme, frigoriferët shpesh nuk përdoren ose mirëmbahen siç duhet.
Për të shmangur disa gabime që bëhen shpesh, shikoni seksionet më poshtë!
Temperatura e duhur e frigoriferit është e rëndësishme. Në qoftë se është vendosur shumë e ulët, mund të habiteni kur të gjeni copa akulli në shishen me lëng frutash. Nga ana tjetër, vendosja e saj shumë lart mund të bëjë që ushqimi juaj të prishet shumë shpejt, duke rezultuar në shumë mbeturina të panevojshme.
Në mënyrë ideale, temperatura e frigoriferit tuaj duhet të jetë diku në intervalin midis 0°C dhe 5°C. Për t’ju ofruar më shumë mundësi për t’u përshtatur brenda frigoriferit tuaj, Hisense ka paraqitur My Fresh Choice. Kjo veçori do t’ju lejojë të zgjidhni temperatura të ndryshme për pjesë të ndryshme të frigoriferit dhe ngrirësit, duke ju dhënë më shumë fleksibilitet.
Dëshironi një pamje të pastër shkëlqyese? Ndiqni këto këshilla.
Në qoftë se dëshironi të shkrini një frigorifer ngrirës, sigurohuni që ta fikni, përdorni ujë të nxehtë të vluar për të mundësuar që të shkrijë më shpejt dhe mbani shumë peshqirë. Në qoftë se jeni dikush që e urren absolutisht pastrimin e frigoriferëve dhe dëshiron ta bëjë atë sa më pak të jetë e mundur, do t’ju pëlqejë veçoria plotësisht pa akull e Hisense (total no-frost). Teknologjia plotësisht pa akull është më e avancuar se teknologjia e zakonshme pa akull. Ajo shpërndan ajrin e ftohtë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë frigoriferin dhe ngrirësin dhe në këtë mënyrë parandalon formimin e kristaleve të akullit. Me këtë sistem nuk do t’ju duhet më kurrë të bëni shkrirje manuale.
Organizimi i frigoriferit tuaj nuk duhet të jetë një detyrë e frikshme! Së pari, sigurohuni që të përdorni enët ose organizuesit e ruajtjes së frigoriferit për t’ju ndihmuar të manovroni me lehtësi nëpër frigorifer.
Së dyti, zbuloni se çfarë funksionon për ju dhe familjen tuaj. Nuk ka një mënyrë të vetme që i përshtatet të gjithëve për organizimin e frigoriferit. Pasi të keni provuar disa mënyra për ta organizuar, sigurohuni që të zbatoni njërën. Sa më i rregullt të jetë frigoriferi juaj, aq më shpejt do të jeni në gjendje të aksesoni të gjithë ushqimin tuaj, duke minimizuar kohën që frigoriferi të rrijë i hapur.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mos harroni të bëni një inventar të rregullt të frigoriferit tuaj dhe të hidhni çdo gjë që mund të zërë hapësirë. Ka disa artikuj ushqimorë të cilët mbahen rregullisht në frigorifer edhe pse nuk duhet të jenë aty!
Për ta bërë më të lehtë organizimin e frigoriferit, pajisjet Hisense janë të pajisura me rafte të rregullueshëm, sirtarë me hapësira të mëdha, ballkone të mëdha në derë dhe sirtarë të rrëshqitshëm në formë linearë, për ruajtje të lehtë.
Si t’i ruani ushqimet në frigorifer në mënyrën e duhur?
A e dini se disa frigoriferë e kanë shumë më të lehtë ruajtjen e ushqimit në mënyrën e duhur?
Hisense është e specializuar në përdorimin e teknologjisë për ta bërë më të thjeshtë ruajtjen e ushqimit tuaj.
Këtu janë disa funksione që e bëjnë më të lehtë:
Përbërësi | Fridge | Sa kohë zgjat | Sa zgjat në ngrirës | Temperatura më e mirë | |
---|---|---|---|---|---|
Vezë të ziera | Y | 1 javë | Nuk ngrin | Tempertura e frigoriferit: 4°C ose 40°F ose më pak | |
Vezë | Y | 5 javë | 12 muaj (pa guackë, e rahur bashkë e bardha dhe e verdha e vezës) | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Pulë egatuar | Y | 3-4 ditë | 4 muaj | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Gjel deti | Y | 1-2 ditë (e pagatuar) 3-4 ditë (e gatuar) | 9 muaj (e pagatuar) 2-6 muaj (e gatuar) | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Oriz igatuar | Y | 5 ditë | 1 muaj | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Banane | N | - | 6 muaj | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Makarona të gatuara | Y | 5 ditë | 2 muaj | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Patate | N | - | - | Tempertura e dhomës, e freskët, në erësirë | |
Tortë me djathë | y | 5-6 ditë | 6-8 muaj | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Mish viçi | y | 3-5 ditë | 4-12 muaj | Tempertura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F | |
Qumësht gjiri | y | 4 ditë | 6 muaj-12 muaj | Temperatura e ngrirësit: të paktën -18°C ose 0°F [TP1] |
Pyesni veten se ku të blini një frigorifer që do t’ju përshtatet më së miri nevojave tuaja?
Hisense ofron një gamë të gjerë frigoriferësh me veçori moderne të dizajnit, duke filluar nga frigoriferët kompaktë të integruar, deri te frigoriferët më të mëdhenj të stilit amerikan. Jo vetëm kaq, por ju keni për të gjetur edhe diçka pavarësisht nga stili që kërkoni: - çdo gjë, që nga frigoriferët ngrirës retro, deri te frigoriferët ultramodernë dhe të hijshëm me ndriçim të lehtë LED.
Nuk jeni të sigurt se për çfarë stili të shikoni? Merrni parasysh listën tonë të dobishme më poshtë:
Shikoni gamën e plotë të Hisense dhe zbuloni më shumë veçori KËTU në brendësi.