Blog
Zhytuni thellë në VIDAA OS
27.11.2020
Le të flasim për sistemin e operimit VIDAA. Tingëllon e ndërlikuar, por në fakt pasi ta kuptoni, është e thjeshtë për t’u kuptuar dhe e lehtë për t’u përdorur. Ashtu si kompjuteri apo telefoni inteligjent, një televizor Smart funksionon me një sistem operimi i cili bashkon gjithçka. Televizorët Hisense përdorin sistemin e tyre të operimit, i cili quhet (e keni marrë me mend) VIDAA!
Televizorët inteligjentë Hisense me sistemin e operimit VIDAA ofrojnë akses të menjëhershëm, të personalizuar dhe intuitiv në seritë dhe aplikacionet tuaja të preferuara, nga Netflix, YouTube te Prime Video dhe shumë më tepër. E udhëhequr nga teknologjia e lartë dhe dizajni inteligjent, kjo qendër e përmbajtjes e ndjek gjithmonë atë që ju pëlqen dhe e gjeneron atë veçanërisht për ju. Gjithçka ka të bëjë me përshtatjen e përmbajtjes sipas dëshirës tuaj dhe, sigurisht, juve.
Sistemi i operimit Hisense Smart VIDAA, është krijuar posaçërisht për ta bërë më të shpejtë, më të lehtë dhe më të përgjegjshëm ndërveprimin me televizorin tuaj Hisense, ndërkohë që shton veçori të reja emocionuese dhe mundëson lidhjen me internetin. Më poshtë kemi renditur 4 elementët kryesorë.
Hyni në sistemin tuaj të përshtatshëm të operimit VIDAA
Për të hyrë në sistemin e operimit VIDAA në televizorin tuaj Hisense, thjesht shtypni butonin Home në telekomandë. Do të shfaqet një ekran i thjeshtë i aplikacioneve të televizorit inteligjent, i cili mund të navigohet duke përdorur butonat e drejtimeve dhe butonin OK. Është e lehtë të zbuloni përmbajtjen që iu intereson me aplikacionin në qendër dhe ekranin bazë me pamje të pastër!
Luaj me një klikim
Televizorët Hisense VIDAA kanë funksionim të thjeshtë me “U” (ju) në mendje! E lejojnë përdoruesin të luajë përmbajtjen vetëm me një klikim të thjeshtë mbi posterët e rekomandimeve, pa pasur nevojë të kalojë nëpër aplikacione.
Kërkim Universal
Lehtësi për të kërkuar përmbajtjen kryesore nëpër aplikacione të ndryshme me kërkim inteligjent me një ndalesë dhe hyrje direkte, pa pasur nevojë për të hapur aplikacionet.
Shijojeni shpejt televizorin tuaj
Hyrje me një buton
Televizorët Hisense u mundësojnë përdoruesve të aksesojnë aplikacionet e tyre të preferuara vetëm me prekjen e një butoni. Gjithçka që duhet të bëni që të filloni shikimin e paketave më të fundit në Netflix, Prime Video ose të tjera, të cilat ia vlejnë për t’u kënaqur, është thjesht të shtypni një nga butonat e posaçëm në telekomandën e televizorit tuaj. (*Menuja aktuale mund të ndryshojë sipas rajonit dhe modelit.)
Fillim i shpejtë
Krahasuar me televizorët Android, televizorët Hisense VIDAA kanë performancë të mirë gjatë ndezjes së televizorit dhe shumë më të shpejtë gjatë hapjes dhe ndërrimit të aplikacioneve. Për shembull, e testuar nga laboratori testues i palëve të treta WEKA MEDIA, ndezja e televizorit tuaj Hisense VIDAA ka nevojë vetëm për 24 sekonda, ndërsa një televizor Android ka nevojë për 54 sekonda. (*mund të ndryshojë sipas modelit)
Personalizojeni qendrën e televizorit
Përvoja më e mirë në klasën e përdoruesit. Televizorët Hisense VIDAA i mundësojnë përdoruesit të personalizojnë televizorin sipas preferencës së vet, sipas zakoneve të përditshme personale.
Mund të zbuloni se ka funksione specifike të VIDAA-s, të cilat i përdorni më shpesh se të tjerët. Për të bërë më të lehtë aksesin e veçorive tuaja të preferuara, mund ta personalizoni ndërfaqen duke i zhvendosur ato veçori më afër fillimit të listës. Të lirë për të personalizuar të gjitha aplikacionet më të pëlqyera të instaluara paraprakisht dhe të instaluara prej jush në faqen kryesore si të preferuara dhe personalizim i paraqitjes së faqes kryesore (Home Banner), duke përcaktuar kanalet dhe burimin tuaj të preferuar, si dhe aksesim i shpejtë.
Qendra e përmbajtjes VIDAA
Karakteristika kryesore e VIDAA-s janë aplikacionet të cilat dalin në internet dhe shtojnë një sasi të pafund argëtimi për t’u shijuar, si p.sh.: Netflix, Prime Video, Rakuten TV etj. Televizorët Hisense VIDAA sjellin në ekran për përdoruesit e tyre, përmbajtjen më të mirë globale dhe lokale. Të gjitha në një vend.
Seritë e reja më të mira të një studioje të madhe, filmi më i fundit i suksesshëm ose telenovela më e njohur lokale… Përmbajtja juaj e preferuar do të jetë në majë të gishtave! VIDAA i ka të gjitha. Nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimit me ofruesit e përmbajtjeve të njohura të cilët krenohen me katalogë gjithëpërfshirës, në VIDAA çdo përdorues mund të gjejë shumë gjëra që i pëlqejnë dhe të gjitha duke pasur parasysh komoditetin maksimal të përdoruesit.
Hisense përpiqet t’ua lehtësojë jetën klientëve, kështu që ju mund të bëni sa më pak të jetë e mundur për të aksesuar të gjithë përmbajtjen tuaj të preferuar televizive. Është e gjitha për ju!
Shikoni televizorët inteligjentë Hisense dhe shijoni orë të pafundme duke parë televizor sipas dëshirës.