Sign In / Register

GJITHÇKA QË KRIJOJMË NE, ËSHTË PROJEKTUAR ME MENDJEN TUAJ

Këtu në Hisense, ne besojmë se gjithçka që bëjmë duhet ta bëjë jetën tuaj më të mirë dhe më argëtuese. Kjo është arsyeja pse, qëllimi ynë është që t’i bëjmë teknologjitë më të fundit të arritshme për të gjithë nëpërmjet produkteve të projektuara me kujdes dhe të ndërtuara me profesionalizëm.

Kapërcimi i kufijve të inovacionit që nga viti 1969.

Për 5 dekada ne kemi qenë të përkushtuar për të zhvilluar risi në elektronikën e konsumit. Sot, ne jemi marka nr.1 e televizorëve në Kinë, Australi dhe Afrikën e Jugut dhe marka nr. 2 e frigoriferëve në Kinë, duke punësuar mbi 80,000 njerëz në 54 kompani si dhe me 12 qendra kërkimi dhe zhvillimi në mbarë botën. Të gjitha këto kanë synimin e vetëm për të ofruar produkte me cilësi të lartë, moderne dhe të përballueshme, që përmirësojnë jetën e konsumatorëve tanë.

Angazhimi ynë për cilësinë.

Ne dëshirojmë që ju t’i doni produktet tuaja Hisense. Jo vetëm kur i blini ato fillimisht, por për vite dhe vite me rradhë - kjo është arsyeja pse cilësia është kaq e rëndësishme për ne.

Pavarësisht se procesi ynë i përmirësimit të cilësisë është i rreptë, angazhimit tonë për shërbim të shkëlqyer ndaj klientit pas shitjes ose risigurim i garancive tona gjithëpërfshirëse, gjithçka bëhet për t’u siguruar që të ndiheni të sigurt se një produkt Hisense është zgjidhja e duhur për shtëpinë tuaj.

Inovacion nëpërmjet përvojës.

Që nga viti 1969, ne jemi përpjekur të kapërcejmë kufijtë e inovacionit, duke punuar pa u lodhur në kërkimin dhe zhvillimin e produkteve elektrike për shtëpinë. Është ky përkushtim për zhvillimin dhe prodhimin e teknologjisë më të avancuar që na ka bërë të bëhemi një nga prodhuesit kryesorë elektronikë në botë dhe marka nr. 1 e televizorëve sot në Kinë.

BACK TO TOP