Sign In / Register
Blog

Silleni lojën në shtëpi

25.2.2021

Shumë shpejt që të fillojë numërimi mbrapsht për kampionatin e futbollit UEFA EURO 2020? Jo! Mezi prisni të shikoni ndeshjet? Po! Doni t’i shikoni drejtpërdrejt? Ndoshta? Ndoshta jo, apo jo. Ne kemi një zgjidhje për ju. Me televizorin zyrtar U7 të kampionatit të futbollit UEFA EURO 2020, mund t’i sillni vërtet të gjitha ndeshjet në shtëpinë tuaj. Ky televizor ka shumë veçori të shkëlqyera që sigurojnë përvojën më të mrekullueshme që mund të imagjinoni për të parë futbollin. Me Quantum Dot, Full Array Local Dimming, HDR10+, Dolby Vision HDR, modalitetin e sportit (Sport mode), modalitetin e lojërave (Game mode) dhe Dolby Atoms Sound do të ndiheni sikur po brohoritsi për skuadrën tuaj nga vendet VIP.

AL_Blog_silleni_lojen_ne_shtepi_Image1.webp

 

Me aplikacionin UEFA.tv nuk do të humbisni asgjë

Televizori Hisense U7 është produkt i një bashkëpunimi midis Hisense dhe UEFA-s për të krijuar televizorin më të mirë për tifozët e futbollit në mbarë botën, ndërkohë që ata presin me padurim kampionatin e futbollit EURO 2020. Me UEFA.tv në dorë, vetëm me butonin e aksesit, do të keni në orë të panumërta aksesi në përmbajtjen e UEFA-s.

Ngjyra drithëruese

Quantum Dot Color iu sjell mbi një miliard nuanca ngjyrash të gjalla, duke rezultuar në një gamë më të gjerë ngjyrash, më shumë hije dhe më shumë nuanca. Imagjinoni një gradim të butë nga ngjyra rozë e lehtë në ngjyrë burgonjë të thellë, ose një qiell blu-të kaltër që zbehet në horizont. Ai mund të interpretojë dhe të shprehë pa mundim cilësimet origjinale të kinematografisë, me një gamë më të madhe dhe shkallëzime më të sakta. Kjo do të thotë që e kuqja nuk është ngjyrë rubini, e purpurt ose e kuqe e thellë, por është një e kuqe e vërtetë. Dhe e gjelbra e fushës së futbollit është aq e gjelbër sa duhet të jetë.

AL_Blog_silleni_lojen_ne_shtepi_Image2.webp

 

Kontrast i shkëlqyer

Full Array Local Dimming iu sjell pamjet jashtëzakonisht të ndritshme dhe të errëta, me detaje të pasura. Full Array Local Dimming rrit kontrastin e figurës duke kontrolluar secilën zonë të dritës së sfondit të harmonizuar mirë. Menaxhimi i dritës së sfondit në të gjithë ekranin rezulton në një pamje të optimizuar në mënyrë të njëtrajtshme me të zeza më të thella dhe të bardha më të ndritshme. E gjithë kjo rezulton në një përvojë shikimi më të saktë dhe më dinamike.

Imazhe të gjalla

HDR 10+ dhe Dolby Vision™ HDR. HDR e avancuar, e frymëzuar nga teknologjia e kinemasë, e bën argëtimin tuaj në shtëpi më të fuqishëm dhe më dramatik. Krahasuar me një foto standard, Dolby Vision mund të japë ngjyra që nuk janë parë më parë, reflekse deri në 40 herë më të ndritshme dhe të zeza 10 herë më të errëta. Rezultati është një imazh i rafinuar, i gjallë që do t’iu bëjë të harroni se po shikoni në një ekran. Dhe si produkt i certifikuar HDR10+, ky televizor Hisense riprodhon skena më të ndritshme dhe më të sakta. Detajet si në vendet e hijëzuara ashtu edhe në vendet e ndriçuara, janë më të qarta dhe ngjyrat janë në mënyrë dramatike më të gjalla. Ai ve në funksionim një sekuencë rregullimi skenë pas skene për nivelin e ndriçimit, ngopjen me ngjyra dhe kontrastin, për të prodhuar një imazh që është shumë më real dhe më afër vizionit të regjisorit.

 

Optimizimi i skenës AI

Ky televizor i mahnitshëm Hisense është krijuar posaçërisht për të pasuruar përvojën e shikimit. Me funksionin AI Scene Optimization, ai njeh se çfarë lloj përmbajtjeje po shikoni, duke bashkërenduar figurën dhe zërin e ekranit, kështu që e rregullon atë automatikisht me modalitetin e lojës dhe modalitetin e sportit. Motori super përpunues HiView e bën lëvizjen më të qetë.

Tingull zhytës

DOLBY ATMOS® sjell një përvojë të jashtëzakonshme të audios zhytëse në shtëpinë tuaj, qofshin shfaqje, lojëra apo sporte të cilat shfaqen drejtpërdrejt. Audioja lëvizëse është një avantazh i madh nga tingulli stereo, madje edhe rrethues. Do të ndiheni sikur jeni brenda aksionit, ndërkohë që tingujt e njerëzve, vendeve, gjërave dhe muzikës vijnë të gjalla, me një realitet që të lë pa frymë dhe lëvizin në të gjithë hapësirën. Zërat përqark krijojnë një përvojë më të plotë dhe më zhytëse e cila iu vendos brenda aksionit. EURO 2020, ne jemi gati për ty!

AL_Blog_silleni_lojen_ne_shtepi_Image3.webp
BACK TO TOP