Sign In / Register
Blog

Si t’i ngrini perimet

28.1.2022

Kopshtet tona janë të mbushura me fruta dhe perime të freskëta dhe tregjet e fermerëve janë të mbushura me aromë freskie. Për fat të keq, kjo situatë nuk ndodh gjatë gjithë vitit, por me frigoriferët dhe ngrirësit Hisense të teknologjisë së lartë, iu mund të vazhdoni të shijoni shijen e tyre verore gjatë gjithë vitit. Hidhni një sy në udhëzuesin e thjeshtë për ngrirjen e perimeve dhe mësoni se si t’i mbani perimet e verës pjesë të menusë tuaj gjatë gjithë vitit.

AL_Blog_Si_Ti_Ngrini_perimet_Image.webp

 

Pse të ngrira?

Ngrirja i ruan perimet e freskëta, duke ngadalësuar ndryshimet, duke bllokuar rritjen e mikroorganizmave dhe duke parandaluar prishjen. Dhe më e rëndësishmja, i bën produktet të disponueshme për mbrëmjet e gjata të dimrit, kur dëshironi të rijetoni ndjesinë verore të maruleve krokante, domateve të pjekura nga dielli ose manaferrave plot lëng.

Cilat perime mund të ngrini?

Ju mund të ngrini pothuajse çdo gjë, por kur bëhet fjalë për perimet, ato me përmbajtje të lartë lagështie mund të squllen pasi të shkrijnë, kështu që ne nuk iu këshillojmë t’i ngrini. Këtu përfshihen kastravecat, çikoret, lakra, kërpudhat, rradhiqet, lakra jeshile, marulja, rrepat dhe selinoja. Në çdo rast është e rëndësishme që të filloni me prodhime cilësore të cilat janë në formën e tyre më të mirë, në mënyrë që t’i ruani në gjendjen më të mirë.

Për sa kohë mund t’i mbani perimet në frigorifer?

Rekomandohet që perimet tuaja të ngrira t’i konsumoni brenda tre muajve dhe deri në një vit. Megjithatë, mbajini ato në temperaturë konstante dhe shmangeni shkrirjen e tyre dhe ngrirjen përsëri. Në qoftë se perimet kanë humbur ngjyrën ose mbi to ka një sasi të madhe kristalesh akulli, ato mund të mos jenë më të përshtatshme për t’u konsumuar.

AL_Blog_Si_Ti_Ngrini_perimet_Image2.webp

 

Si t’i përgatisim perimet para se t’i ngrijmë?

Së pari, filloni duke larë produktet tuaja me ujë të ftohtë dhe duke i copëtuar në madhësinë e dëshiruar. Në qoftë se iu pëlqejnë perimet e qëruara, qërojini ato përpara se t’i ngrini. Gjithashtu, për shumicën e perimeve është më mirë t’i përvëloni përpara se t’i ngrini, pasi kjo i ndihmon ato që të ruajnë më mirë ngjyrat, përbërjen dhe shijet e tyre gjithashtu. Përvëlimi është një proces i thjeshtë gatimi ose vendosje e perimeve në avull, derisa ato të gatuhen pjesërisht. Thjesht vendosini në ujë të vluar ose në një kosh avulli perimet e pastruara e të prera dhe gatuajini në një kohë të përshtatshme sipas llojit të perimeve. Më pas, kullojini dhe vendosini menjëherë në ujë të ftohtë, në mënyrë, me qëllim që të mos vazhdojë gatimi. Pasi të keni mbaruar, vendosini në qese më të vogla për ngrirjen ose në konteinerë hermetikë, në mënyrë që të mund të ngrini vetëm sasinë që iu nevojitet. Domatet dhe perimet e tjera me përmbajtje më të lartë uji mund të jetë më mirë nëse para ngrirjes i bëni pure.

A mund t’i ngrijmë frutat?

Po! Mund të ngrini të gjitha llojet e frutave, por kini parasysh që agrumet dhe shalqinjtë do të ndryshojnë përbërjen dhe do të bëhen të squllët. Përpara se të ngrini frutat, sigurohuni që ato të jenë të lara dhe të kulluara dhe hiqini të gjitha pjesët e këqija ose jeshile. Ndërkohë që shumë perime ruhen më mirë nëse fillimisht i përvëloni, shumica e frutave mund të ngrihen të papërpunuara.

Po barishtet?

Ju mund t’i ngrini edhe barishtet. Nëse dëshironi t’i përdorni për supëra, thjesht mund t’i ngrini në forma akulli me pak ujë. Por barishtet janë të mrekullueshme edhe kur thahen. Për t’i ruajtur ato në këtë mënyrë, mund të përdorni një dehidratues ushqimi (i përsosur edhe për frutat dhe disa perime) ose furrën tuaj. Në këtë rast, sigurohuni që ta vendosni në temperaturat më të ulëta. Furrat Hisense janë të pajisura me nxehës të sipërm dhe të poshtëm me funksion ventilatori, i cili është i përsosur për tharjen e bimëve, frutave ose perimeve.

BACK TO TOP