Blog
Si të përdorni kondicionerin me efikasitet gjatë verës
29.6.2021
Vera tashmë ka mbëritur dhe po ashtu edhe temperaturat e larta, të cilat kërkojnë pushime dhe një kredhje freskuese në det. Por duke qenë se shumica prej nesh nuk mund të shijojnë relaksimin në breg të detit gjatë gjithë muajve të nxehtë, kondicioneri bëhet miku ynë më i mirë gjatë ditëve që duhet të kalojmë brenda, veçanërisht nëse duhet të jemi produktivë. Por a e dini se si të përfitoni sa më shumë nga kondicioneri juaj?
Cila është temperatura më e mirë?
Në përgjithësi rekomandohet që të mbani temperaturën e dhomës në 26°C. Jo vetëm që temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj, por duke e vendosur kondicionerin të funksionojë shumë më poshtë, mund të rezultojë në konsumimin e tij më të shpejtë dhe, natyrisht, në fatura më të larta të energjisë. Edhe nëse dëshironi më shpejt ajër më të freskët, vendosja e kondicionerit në temperaturë më të ulët nuk do ta ftohë më shpejt dhomën. Meqenëse rregulli i përgjithshëm është vendosja e ajrit të kondicionuar 4 deri në 6 gradë nën temperaturën e jashtme, Hisense ofron kondicionerë të avancuar me funksion AI Smart, i cili rregullon automatikisht temperaturën e brendshme, lagështinë dhe shpejtësinë e erës, sipas kushteve të motit jashtë shtëpisë tuaj. Për të siguruar komoditet optimal në çdo pjesë të dhomës, ata janë pajisur edhe me lëkundje automatike 4D (lëkundje horizontale dhe vertikale), rrymë ajri në tavan dhe tokë dhe rrymë ajri në distanca të gjata, të cilat optimizojnë shpërndarjen e ajrit dhe e bëjnë të rehatshëm çdo cep të dhomës. Përveç kësaj, ato futin ajër të freskët dhe të pastruar me një shpejtësi prej 50 m3/h që do të thotë se e freskojnë dhomën vetëm për 3 minuta.
Si ta lini nxehtësinë jashtë, pa cenuar cilësinë e ajrit brenda?
Shmangeni përdorimin e furrave gjatë orëve më të nxehta, mbajini grilat e ulura dhe dyert e dritaret të mbyllura, në mënyrë që të mos e lejoni nxehtësinë të hyjë në shtëpinë tuaj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta. Rekomandohet hapja e dritareve dhe ajrimi i dhomave herët në mëngjes ose në mbrëmje, pasi bien temperaturat. Për t’u siguruar që mund të keni ajër të pastër dhe të shëndetshëm gjatë gjithë ditës, kondicionerët Hisense janë krijuar edhe për të pastruar ajrin. Për më tepër, teknologjia e tyre inovative HI-NANO eliminon nga ajri në mënyrë efektive bakteret dhe viruset (përfshirë koronavirusin). Falë tyre, që gjenerojnë përqendrim jashtëzakonisht të lartë prej 1 milion jonesh të dyfishta për cm3, është vërtetuar nga laboratori francez Texcell*, se mund ta pengojnë koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) në masën 93,54% brenda vetëm dy orëve. Për të siguruar cilësinë më të mirë të ajrit, kondicionerët e ajrit Hisense përfshijnë edhe një filtër 4 në 1 me cilësi të lartë, i cili përbëhet nga filtri prej joneve të argjendit, filtri HEPA, filtri katekin dhe filtri i vitaminës C. Këto filtra sterilizojnë ajrin brenda dhomës, largojnë aromat, pluhurin dhe polenin dhe madje çlirojnë vitaminën C, e cila e bën lëkurën tuaj më të bukur.
Ta lësh apo të mos e lësh ndezur?
Me qëllim kursimin e energjisë, aktualisht rekomandohet të mbani kondicionerin tuaj në funksionim, në vend që ta fikni dhe ndizni shpesh. Në qoftë se largoheni nga shtëpia për periudha më të gjata kohore, mund të jetë më mirë ta fikni, nëse askush tjetër nuk do të ketë nevojë për të. Për të siguruar kushte më të mira gjatë gjumit, pa u shqetësuar se mund të bëhet shumë ftohtë gjatë natës, kondicionerët Hisense ofrojnë katër opsione të ndryshme për modalitetin e gjumit, në mënyrë që çdo anëtar i familjes të mund të flejë si një fëmijë.
Kur duhet të përdorni kondicionerin?
Ndërkohë që ne e përdorim kryesisht kondicionerin për ftohjen e dhomës, kondicionerët Hisense ofrojnë shumë më tepër. Jo vetëm që pastrojnë ajrin, por janë të pajisur edhe me ekran LED, i cili tregon cilësinë e ajrit dhe ju lejon të dini se kur duhet të ndizni kondicionerin dhe të krijoni kushte më të mira të ajrit. Në këtë mënyrë, ky kondicioner është edhe pastrues ajri dhe miku juaj më i mirë edhe në ditët dhe netët më të nxehta të verës.