Sign In / Register
Blog

Si të përdorim kondicionerin në dimër

22.12.2021

Dimri ka mbërritur dhe po ashtu edhe i ftohti. Sado që na pëlqen të ecim në botën e çudirave të dimrit, të bëjmë një burrë dëbore, të bëjmë ski dhe të rrëshqasim, nuk ka asgjë më të bukur sesa të kthehemi në një shtëpi të ngrohtë dhe të mbështillemi nën një batanije për një natë të rehatshme dhe të ngrohtë. A e dini se që të arrini këtë, mund të përdorni një kondicioner? Për t’ju treguar pse ato janë një zgjedhje kaq e mirë për dimër, ne i jemi përgjigjur disa prej pyetjeve më të përhapura rreth përdorimit të kondicionerit në dimër.

AL_Blog_si_te_perdorim_kondicionerin_Image1.webp

 

A mund të përdorim çfarëdo kondicioner në dimër?

Kjo varet nga pajisja dhe mjedisi juaj. Kontrolloni manualin për t’u siguruar që kondicioneri juaj mund të funksionojë në mot të ftohtë dhe sigurohuni që temperatura të mos jetë nën temperaturën e përcaktuar në manual.

Për çfarë mund ta përdorim kondicionerin në dimër?

Në qoftë se kondicioneri juaj është i pajisur me modalitetin e ngrohjes, ju mund ta përdorni për të ngrohur shtëpinë tuaj. Nga ana tjetër, disa kondicionerë Hisense vijnë edhe me funksionin Fresh Air. Ky funksion e merr ajrin e pastër nga jashtë, e sjell atë nëpërmjet shtresave pastruese dhe e shpërndan në të gjithë shtëpinë tuaj.

Kondicionerët largojnë edhe lagështinë nga ajri, megjithatë nuk janë aq efikasë për këtë proces sa dehumidifikatorit. Në qoftë se dëshironi që vërtet të hiqni qafe kondensimin në pjesën e brendshme të dritares dhe të parandaloni zhvillimin e mykut në shtëpinë tuaj, mund të merrni një kondicioner Hisense që funksionon edhe si dehumidifikator.

AL_Blog_si_te_perdorim_kondicionerin_Image2.webp

 

Si ta përdorni kondicionerin në dimër?

Së pari, sigurohuni që kondicioneri juaj të jetë vendosur në modalitetin e ngrohjes, vendoseni temperaturën dhe shpejtësinë e ventilatorit, sigurohuni që të mos ketë asgjë që t’i bllokojë ventilatorët, në mënyrë që ata të shpërndajnë në mënyrë të barabartë nxehtësinë dhe të funksionojnë. Mbajini dyert të mbyllura për të mos lejuar humbjen e nxehtësisë, veçanërisht nëse nuk po i ngrohni të gjitha dhomat (megjithëse rekomandohet t’i ngrohni të gjitha për të parandaluar zhvillimin e mykut). Mbajini edhe dritaret të mbyllura, por kini parasysh se do t'ju duhet t’i hapni çdo ditë për të lënë ajrin e pastër të hyjë. Përpara se ta bëni këtë, fikeni kondicionerin tuaj, mbyllini dyert dhe vazhdoni me hapjen e plotë të dritareve duke i lënë të hapura për rreth 10 minuta. Përsëriteni këtë një herë në ditë.

Çfarë temperature duhet të vendosni?

Rekomandohet që temperatura të cilën duhet të sjellë kondicioneri në shtëpinë tuaj gjatë dimrit, të jetë rreth 18°C dhe 22°C dhe ndërmjet 20°C dhe 22°C nëse keni një fëmijë të vogël. E njëjta gjë rekomandohet nëse keni një qen brenda, megjithëse varet edhe nga madhësia, veshja dhe raca e tij. Cilado qoftë temperatura që vendosni, uleni pak kur të flini. Temperatura më e mirë e gjumit për shumicën e të rriturve është ndërmjet 15°C dhe 20°C.

A është i shtrenjtë përdorimi i kondicionerit në dimër?

Kjo varet nga nevojat, mjedisi dhe çmimet në vendin tuaj. Por kondicionerët Hisense kanë një funksion iFEEL që redukton konsumin e energjisë dhe ju ndihmon të kurseni para. Ai e bën këtë duke e ndier temperaturën përreth dhe duke e rregulluar atë, gjë që rezulton edhe në komoditet maksimal.

BACK TO TOP