Sign In / Register
Blog

Si ta organizoni frigoriferin tuaj

7.9.2020

Gjithçka fillon me zgjedhjen e frigoriferit, i cili është i duhuri për ju

Për të përfituar sa më shumë nga frigoriferi juaj, është më mirë që përpara se ta blini atë, të dini se cilat janë nevojat dhe dëshirat tuaja. Ka shumë opsione të ndryshme në treg dhe gjëja e parë që duhet të dini është madhësia e frigoriferit, e cila varet nga nevojat tuaja dhe nga hapësira që keni vendosur t’i kushtoni atij në kuzhinën tuaj. Pasi të vendosni për madhësinë, është e dobishme të gjeni kohë dhe të analizoni pjesën e brendshme të frigoriferëve, pasi ato janë me ndarje të ndryshme me përfitime të ndryshme.

AL_Blog_si_ta_organizoni_frigoriferin_tuaj_Image1.webp

 

Sirtarë për perimet dhe frutat

Për të mbajtur produktet tuaja të freskëta dhe kreko, shumë frigoriferë janë të pajisur me sirtarë të posaçëm për perimet dhe frutat. Shpeshherë, këto janë të dukshme, kështu që mund t’i shikoni qartë produktet dhe gjendjen në të cilën ndodhen. Kur blini një frigorifer familjar, është e rëndësishme të zgjidhni një me sirtar të madh për perimet dhe frutat, në mënyrë që të mund të mbajë më shumë produkte. Këto sirtarë të posaçëm janë në gjendje t’i mbajnë të freskëta perimet dhe frutat për një kohë më të gjatë, për shkak të temperaturës së duhur dhe ndonjëherë mund të rregullojnë edhe lagështinë.

Në përgjithësi, produktet që kalben (si mollët, avokadot, mangot e të tjera) mbahen më mirë me lagështi të ulët, ndërsa produktet që thahen (si zarzavatet me gjethe, specat, bananet e të tjera), për të qëndruar të freskëta më gjatë, kanë nevojë për lagështi të lartë. Për shkak të kësaj, disa frigoriferë Hisense i kanë këto sirtarë të pajisur me një sistem rregullimi të lagështisë, i cili ruan lagështinë e përsosur dhe mund të rregullohet me lehtësi.

Sirtar për ushqime të freskëta

Rekomandohet që mishin, ushqimet e detit dhe llojet e tjera të ushqimeve të freskëta t’i mbani në një sirtar të posaçëm i cili është më afër 0 °C ose që ka temperaturën më të ulët në frigorifer. Kjo jo vetëm do të mundësojë që ushqimi të qëndrojë i freskët deri në tre herë më gjatë, por edhe e ndihmon atë të mbajë vitaminat dhe aromën. Gjithashtu, rekomandohet që në këtë sirtar të mbani edhe produktet e qumështit.

Funksione të veçanta

Mos harroni të shikoni mundësi të tjera që ofrojnë frigoriferë të ndryshëm. Dizajni i frigoriferëve është përmirësuar konsiderueshëm gjatë viteve të fundit dhe frigoriferët që kishin vetëm rafte dhe ndarje te dyert janë harruar prej kohësh. Për shembull, frigoriferët Hisense ofrojnë funksionet Super Cool dhe Super Freeze, të cilat iu mundësojnë që të ulni më shpejt temperaturën.

AL_Blog_si_ta_organizoni_frigoriferin_tuaj_Image2.webp

 

Organizoni dhe etiketoni produktet tuaja

Frigoriferi i organizuar është një mënyrë për të shmangur ushqimet e mbetura dhe për t’i mbajtur produktet e ndryshme të freskëta dhe pa erë.

Për një pamje të përgjithshme më të mirë të përmbajtjes së frigoriferit, përdorni tavat, të cilat iu mundësojnë të arrini dhe të shikoni me lehtësi gjithçka që keni edhe në pjesën e pasme të frigoriferit tuaj. Një truk i dobishëm që mund t’iu ndihmojë të mbani mend ushqimin që keni dhe të parandaloni prishjen e tij, është të vendosni gjithmonë produktin e ri pas atij ekzistues, në mënyrë që produkti i parë që do të kërkoni të jetë ai me datën e skadencës më të afërt.

Rekomandohet të investoni edhe në kutitë me vakum për ushqime, pasi ato janë një mënyrë e përsosur për ta mbajtur ushqimin tuaj të freskët më gjatë dhe për të zënë më pak hapësirë sesa përdorimi i tasave ose pjatave. Përveç kësaj, ato janë një alternativë ekologjike ndaj qeseve ushqimore, sepse mund të përdoren disa herë.

Dhe përfundimisht, gjeni një moment tjetër për të etiketuar ushqimin tuaj. Sa herë iu ka ndodhur që të shikoni diçka të ruajtur dhe nuk mund të kujtoheni se nga apo kur ka ardhur? Thjesht duke ngjitur një shënim me përmbajtjen dhe datën, do të shmangni situatat e pakëndshme dhe do të dini saktësisht se çfarë është dhe në çfarë gjendje është. Kjo është veçanërisht e dobishme kur flasim për ushqimet e ngrira, por është e dobishme edhe në ndarjen e frigoriferit për ushqimet e mbetura.

Kontrolloni mundësitë e pafundme me frigoriferët Hisense

BACK TO TOP