Blog
Po kërkoni të merrni vendime gjatë Vitit të Ri? Ne e kemi zgjidhjen
27.11.2020
Ndërkohë që po i afrohemi vitit të ri, është momenti të mendojmë për vendimet që do të marrim. Viti 2020 ka qenë mjaft sfidues dhe shpresojmë se situata do të përmirësohet. Megjithatë, kjo na ka dhënë një perspektivë të re dhe kemi bërë shumë ndryshime që duhej të bënim. Pra, nëse planifikoni të filloni zakone të reja ose po kërkoni mënyra të reja për të përmirësuar të përditshmen tuaj, ne jemi këtu për t’iu ndihmuar të gjeni një frymëzim dhe motivim për ta bërë të përditshmen tuaj më të mirë.
Filloni një hobi ose biznes të ri
Mësimi i një aftësie të re ka shumë përfitime dhe në përgjithësi lidhet me përshtatjen ndaj ndryshimeve për më mirë. Për këtë arsye, fillimi i një viti të ri duke mësuar diçka të re do t’iu mbajë të interesuar, do të krijojë sfida të reja personale dhe mundësi për rritje personale. Nëse tashmë e zotëroni një aftësi, mund të ndërtoni një biznes të vogël rreth saj, e cili do t’iu ndihmojë të merrni disa të ardhura shtesë dhe madje mund të bëhet fillimi i shndërrimit të pasionit tuaj në punën tuaj me kohë të plotë.
Bëjeni jetën tuaj më të qëndrueshme
Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin një mënyrë jetese që ndihmon mjedisin. Por kalimi në një mënyrë të jetuari pa mbeturina ose me mbeturina minimale është proces dhe mos u dekurajoni vetëm sepse nuk mund ta ndryshoni jetën tuaj brenda një dite. Filloni udhëtimin tuaj hap pas hapi dhe filloni me ndryshime të vogla, si riciklimi, harxhimi më pak i ujit, përdorimi i shisheve të ripërdorshme të ujit, blerja e më pak produkteve dhe vetëm produkte të qëndrueshme. Mos harroni të mbështesni bizneset tuaja të vogla lokale dhe tregun tuaj lokal të fermerëve. Furnizohuni me produkte të freskëta dhe mbajini në frigorifer.
Së bashku, gjithçka është më e mirë
Merrni kohë për të dashurit tuaj dhe në programin tuaj investohuni që të kaloni kohë cilësore së bashku, duke përfshirë kohën e familjes. Këtë kohë mund ta përdorni për aktivitete sportive, lojëra, për të mësuar aftësi të reja, për të shijuar një natë duke parë filma ose thjesht për të folur me njëri-tjetrin. Për t’u fokusuar vërtet te njëri-tjetri, përcaktojeni këtë kohë si “koha e detoksifikimit nga telefoni”, duke i vendosur të gjithë telefonat në modalitet fluturimi dhe në një kuti ose sirtar të veçantë.
Vendoseni veten të parën
Mos harroni të merrni vendime edhe për mirëqenien tuaj. Në fund të fundit, nuk mund të përpiqeni t’i përmirësoni gjërat e tjera nëse nuk bëni më të mirën për veten tuaj. Viti 2020 ishte plot sfida dhe ndryshime, kështu që të gjeni pak kohë për të llastuar veten është bërë më e rëndësishme se kurrë. Gjeni kohë për veten dhe gjërat që kanë rëndësi për ju ose thjesht iu bëjnë të lumtur. Filloni edhe t’u thoni jo gjërave. Meditoni, mbani ditar, stërvituni rregullisht, flisni me një terapist, bëni atë që funksionon më mirë për ju. Vetëm gjeni kohë.