Blog
Pije freskuese për momentet më të nxehta gjatë ndeshjeve të futbollit
25.5.2021
Mos harroni të kombinoni aksionin e nxehtë nëpër fushat e futbollit në mbarë botën, me pijet e ftohta në shtëpi. Ato do t’iu ndihmojnë të mbani mendjen të freskët dhe energjinë në nivele të larta. Pavarësisht nëse do t’i shijoni ndeshjet vetëm apo në shoqërinë e familjes dhe miqve tuaj, ne kemi përgatitur disa këshilla dhe truke, të cilat do t’iu ndihmojnë të përgatiteni, në mënyrë që të përqendroni të gjithë vëmendjen tuaj te loja dhe të ndiqni lojtarët tuaj të preferuar.
Mendoni paraprakisht
Për të shmangur vajtjen në dyqan në minutën e fundit nga paniku, përgatituni paraprakisht. Shkoni në dyqan me një listë blerjesh, në mënyrë që të mos harroni asgjë ose do të përfundoni duke blerë më shumë.
Mendoni për nevojat dhe dëshirat e të gjithëve
Nëse do t’i shikoni vetë ndeshjet, kjo do të jetë një detyrë e lehtë. Por nëse do të keni miq, mendoni edhe për nevojat dhe dëshirat e tyre. Sidomos nëse janë veganë apo alergjikë ndaj diçkaje. Edhe nëse miqësia juaj mund të jetë shumë e vjetër, është gjithmonë më mirë të pyesni dhe të tregoni mikpritjen, duke qenë i kujdesshëm dhe i përgatitur.
Përgatiteni frigoriferin dhe dollapët tuaj
Për të përfituar sa më shumë nga hapësira që keni, sigurohuni që t’i vendosni sendet në vendin ku supozohet të mbahen. Meqenëse shumë ushqime të lehta si p.sh. patatinat nuk kanë nevojë të ruhen në frigorifer, mbajini ato në një dollap ose një sirtar.
Organizojeni frigoriferin tuaj
Kjo është koha e përsosur për të organizuar dhe pastruar frigoriferin tuaj. Hiqini ato turshitë e vjetra nga fundi i frigoriferit tuaj që tashmë keni harruar se nga cili vit janë dhe lini vend për ushqimet tuaja të këndshme. Frigoriferi i avancuar Hisense PureFlat Cross door RQ760N4AIF ka një kapacitet fantastik prej 541 litrash, që do të thotë se iu jep shumë hapësirë pasi mban deri në 30 qese me ushqime. Përveç kësaj, ai vjen me teknologjinë Triple Zone Cooling, që do të thotë se përfitoni tre zona të pavarura ftohjeje: frigoriferin, ngrirësin dhe My Fresh Choice, e cila iu lejon ta përdorni si frigorifer ose ngrirës, pasi ofron një gamë të gjerë temperaturash nga 5 °C. deri në -20 °C. Kjo gjë e bën atë një opsion të përsosur kur keni nevojë për pak hapësirë shtesë në frigorifer ose ngrirës. Sistemi i ftohjes me teknologji të dyfishtë kalon në të gjithë frigoriferin dhe ruan nivele ideale të lagështisë në çdo ndarje, gjë që rezulton në parandalimin e transferimit të aromave dhe tharjes së ushqimit: zgjidhje e përsosur për pjatën tuaj të djathit. Duke folur për këtë, ai madje është i pajisur edhe me hapësirën e posaçme të shisheve me gjerësi të plotë, ku mund të ruani sende të mëdha që keni përgatitur para ndeshjes.
Mos harroni pijet freskuese
Brohoritjet pasionante nuk mund të kalojnë pa pije freskuese, të cilat iu mbajnë të freskët. Pra, mos harroni të mbushni frigoriferin tuaj me pije të ftohta, të cilat mund t’i mbani në ndarjen e dyerve ose në raftin e veçantë të destinuar për shishet. Dhe për t’i mbajtur vërtet të ftohta pijet tuaja, Hisense PureFlat Cross door RQ760N4AIF është pajisur me një shpërndarës uji dhe akulli, i cili iu siguron ujë të ftohtë dhe akull të copëtuar ose të grimcuar.