Sign In / Register
Blog

Përgatitja e kondicionerit tuaj për në verë

30.3.2021

Ndërkohë që më në fund muajt po ngrohen dhe ju po përgatiteni për vapën e verës, mos harroni të kontrolloni kondicionerin tuaj. Është e rëndësishme ta përgatisni atë që tani, në mënyrë që të mos shkaktojë komplikime të papërshtatshme kur të keni nevojë të dëshpëruar për të. Duke u kujdesur rregullisht për kondicionerin tuaj, do të jeni në gjendje të parandaloni dëmtimet e mëtejshme dhe më vonë kosto më të larta të panevojshme. Ndonëse ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëni vetë, ne rekomandojmë shumë që herë pas here të telefononi një profesionist për punimet e mirëmbajtjes.

AL_Blog_pergatitja_e_kondicionerit_Image1.webp

 

Kontrolloni njësinë tuaj të jashtme

Në qoftë se nuk e keni përdorur kondicionerin gjatë dimrit dhe e mbani të mbuluar për të mos lejuar hyrjen e shkopinjve dhe gjetheve në njësinë tuaj, mos harroni të hiqni mbulesën. Në përgjithësi, aparatet e kondicionimit janë prodhuar për t’i bërë ballë kushteve të ndryshme të motit, kështu që mbulimi i tij gjatë kohës që nuk përdoret nuk është i nevojshëm. Megjithatë, mund të zgjasë jetëgjatësinë e pajisjes, duke e mbajtur të sigurt nga gjërat që bien mbi të.

Kontrolloni njësinë

Njësia është pjesa e kondicionerit që ndodhet jashtë. Shikojeni mirë dhe sigurohuni që ai dhe ambienti përqark të jenë të pastra dhe të rregullta. Kjo nuk do të lejojë që sendet e padëshiruara të hyjnë në të dhe të ndikojnë në funksionimin e tij. Shkëputeni energjinë nga pajisja dhe kontrolloni që të gjitha instalimet të jenë në gjendje të mirë. Sigurohuni që të mos ketë fole insektesh brenda njësisë, që asgjë nuk është e prishur dhe asgjë nuk është e thyer apo e gërryer. Nëse zbuloni se instalimet elektrike janë dëmtuar, telefononi një profesionist.

Pastroni ose ndërroni filtrat

Temperatura e rekomanduar e dhomës për të arritur rezultatet më të mira të funksionimit dhe për të qëndruar të shëndetshëm është 24°C. Ajri i kondicionuar është i përsosur për t’iu ndihmuar ta mbani atë në atë pikë. Kondicioneri Hisense ka disa funksione, të cilat do ta bëjnë shtëpinë tuaj jo vetëm komode, por edhe një ambient të sigurt dhe shumë të mirë pune. Filtrat e tij për shembull, përmirësojnë cilësinë e ajrit duke thithur aromat e pakëndshme, substancat e dëmshme dhe më shumë pluhur se filtrat e tjerë. Përveç kësaj, ato shkatërrojnë më shumë se 95% të baktereve dhe shtojnë aromë dhe vitaminë C, e cila përmirëson cilësinë e ajrit dhe është e dobishme për shëndetin dhe lëkurën.

AL_Blog_pergatitja_e_kondicionerit_Image2.webp

 

Pastroni tubacionin e shkarkimit

Për të mbajtur kondicionerin tuaj të funksionojë pa probleme, sigurohuni që tubacionet e shkarkimit të mos jenë të bllokuara. Ju mund ta pastroni tubacionin e shkarkimit me uthull apo sapun enësh dhe ujë. Për të siguruar që tubacionet e shkarkimit të mos bllokohen, fillimisht rekomandohet t’i shpërlani ato rregullisht.

Kontrolloni termostatin

Në qoftë se nuk keni një termostat ose dyshoni se aktualisht nuk funksionon mirë, merrni parasysh përmirësimin e termostatit tuaj përpara se të fillojë vala e të nxehtit! Kjo do të përmirësojë komoditetin tuaj të brendshëm dhe do t’ju ndihmojë të kurseni energji dhe para.

Kontrolloni vrimat e ajrit

Sigurohuni që përpara ventilatorëve të mos ketë bllokim, në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm nëpër shtëpinë tuaj dhe ta bëjë atë të këndshme dhe të freskët.

Vendoseni në modalitetin e ftohjes

Në qoftë se e keni përdorur kondicionerin për ngrohje gjatë muajve të ftohtë, sigurohuni që të kaloni në modalitetin e ftohjes dhe të vendosni temperaturën që ju përshtatet më mirë. Temperatura e rekomanduar në verë është ndërmjet 22 dhe 24 gradë Celsius.

BACK TO TOP