Sign In / Register
Blog

OLED kundrejt ULED: Shpjegimi i teknologjisë së televizorëve

27.8.2020
AL_Blog_oled_kundrejt_uled_Image1.webp

 

Nëse të gjitha teknologjitë e ndryshme rreth televizorëve ju kanë zhgënjyer, atëherë rrini të qetë: këtu keni një listë të thjeshtë për ndryshimet midis dy prej teknologjive kryesore të televizorëve, për të cilat ndoshta keni dëgjuar.

Shkoni këto ditë në një dyqan elektronik dhe do të shikoni një sasi marramendëse televizorësh të teknologjive të ndryshme. Kur thjesht dëshironi të merrni televizorin më të mirë për shtëpinë tuaj, mund të përjetoni një përvojë rraskapitëse duke u përpjekur të përqendroheni në gjithçka që iu ofrohet.

Dy nga teknologjitë për të cilat do të dëgjoni, janë OLED dhe ULED. Ndërkohë që ato tingëllojnë mjaft të ngjashme, midis tyre ka shumë dallime thelbësore. Le të hedhim një vështrim se çfarë nënkuptojnë dy termat e ndryshëm dhe, më e rëndësishmja, çfarë nënkuptojnë kur bëhet fjalë për organizimin e argëtimit tuaj në shtëpi!

OLED

Nëse ju pyesin ndonjëherë në një konkurs me pyetje-përgjigje apo thjesht dëshironi të mburreni ndonjëherë në pub, atëherë OLED do të thotë Diodë Organike që Emeton Dritë. Është një teknologji shumë e ndryshme nga televizorët LED ose LCD. Çdo piksel i një televizori OLED jep ndriçimin e vet dhe mund të fiket ose ndizet individualisht, ndërsa një televizor LED ka nevojë për një dritë në sfond. Kjo ka disa përfitime për OLED, kur bëhet fjalë për imazhet televizive.

E zeza më e zezë

Një nga avantazhet më të mëdha kur bëhet fjalë për OLED: dhe ai që do të dëgjoni të përmendet më shpesh, është mënyra se si një televizor OLED mund të riprodhojë të zezën në ekran. Për shkak se çdo piksel mund të fiket, ju keni një të zezë të vërtetë, ndërsa një televizor LED, për të njëjtin efekt duhet të zbehë ndriçimin (për këtë do të flasim më vonë). Kjo do të thotë edhe se televizorët OLED kanë një raport të madh kontrasti, gjë e cila është thjesht një mënyrë e bukur që të flasim për ndryshimin midis faktit se sa i ndritshëm dhe sa i errët mund të bëhet një televizor.

I uritur për energji

Nga ana tjetër, ka disa fusha ku OLED nuk funksionon aq mirë sa LED. Një prej tyre është ndriçimi. Ndërkohë që kontrasti në televizorët OLED është mbresëlënës, ai nuk përputhet plotësisht me ndriçimin e gjallë që janë në gjendje të japin panelet LED. Në qoftë se jeni të ndërgjegjshëm për konsumin tuaj të energjisë, atëherë televizorët OLED mund të ngrejnë një vetull në kohën e faturimit: televizorët OLED përdorin ende pak më shumë energji sesa homologët e tyre. Së fundmi, shpenzimet fillestare nuk janë të lira ose të paktën jo aq të lira në krahasim me çmimet e televizorëve që jemi mësuar të shohim këto ditë.

KONTROLLONI TELEVIZORIN OLED >>

AL_Blog_oled_kundrejt_uled_Image2.webp

 

ULED

Atëherë, çfarë është ULED atëherë? Në fakt, ndryshe nga OLED, nuk është një teknologji e vetme. ULED, ose Ultra LED, është termi që Hisense përdor për një koleksion prej 20 patentash të ndryshme rreth katër fushave kryesore: Gamë ultra e gjerë e ngjyrave, zbehje ultra lokale, rezolucion ultra 4K dhe shpejtësi ultra e qetë e lëvizjes. Siç sugjerohet edhe nga emri, kjo është një teknologji e televizorëve LED, por patentat e zotëruara funksionojnë të gjitha s bashku për të përmirësuar përvojën e shikimit në shtëpi.

Ngjyra

Televizorët ULED kanë një gamë të gjerë ngjyrash dhe janë në gjendje të riprodhojnë një gamë vërtet të gjerë ngjyrash për figura të cilat duken më të ndritshme dhe më të detajuara. Pa hyrë në terminologjinë e rëndë ose në shumë numra, kërkesat aktuale të industrisë për standardin Ultra HD Premium kërkojnë që një televizor të jetë në gjendje të shfaqë 90 për qind të ngjyrave të përcaktuara nga diçka që quhet DCI-P3. Televizori U7A ULED mund të shfaqë 99,98 për qind.

Zbehja

Siç u përmend më parë, OLED arrin ngjyrën e zezë thjesht duke fikur pikselët. Në vend të fikjes, ULED përdor diçka të quajtur zbehje lokale. Paneli në televizorin U7A është i ndarë në shumë zona të ndryshme, secila prej të cilave mund të zbehet dhe të ndriçohet në mënyrë të pavarur nga të tjerat. Kjo mundëson një gamë shumë të mirë kontrasti, si dhe detaje të shkëlqyera kur bëhet fjalë për hijet.

Rezolucioni

Të gjithë televizorët ULED janë 4K, me definicion ultra të lartë kur bëhet fjalë për rezolucionin e ekranit. Ky është një rezolucion prej 3,840 x 2,160 piksel (ndonjëherë i quajtur 2160p). Ky është katërfishi i numrit të pikselëve, në krahasim me një telefizor Full HD. Me përmbajtjen e duhur 4K, do të thotë se ka një figurë më të mprehtë dhe më të detajuar se sa keni parë ndonjëherë më parë. OLED nuk ka një rezolucion specifik të lidhur me teknologjinë. Kohët e fundit, ne kemi parë televizorë OLED 4K dhe Full HD.

Lëvizja

Të gjithë televizorët ULED përdorin një sistem të quajtur UltraSmooth Motion, i cili në thelb është një algoritëm i zgjuar, që televizori të krijojë dhe të futë kuadret filmike në video, duke bërë tranzicione më të buta. Kjo kombinohet me diçka të quajtur skanimi i dritës në sfond (Backlight Scanning) dhe rezultati përfundimtar është që filmat tuaj me veprim të shpejtë nuk duken të turbullt dhe objektet më të ndritshme mund të lëvizin nëpër sfonde të errëta pa pasur efektin e një aureole shpërqendrues.

Kur bëhet fjalë për OLED dhe ULED, kjo është thjesht një gërvishtje e sipërfaqes. Të dyja kanë shumë magji të zgjuara të teknologjisë shumë të lartë. Por, shpresojmë se kur të kërkoni televizorin tuaj të ardhshëm, do të jeni të armatosur me pak më shumë njohuri kur bëhet fjalë për botën e teknologjisë televizive e cila lëviz me shpejtësi.

KONTROLLONI TV ULED >>

AL_Blog_oled_kundrejt_uled_Image3.webp
BACK TO TOP