Sign In / Register
Blog

Një ambient zyre i sigurt dhe produktiv në shtëpi

27.1.2021

Për shkak të Covid-19, shumë njerëzve i është dashur të punojnë nga shtëpia. Zyrat zakonisht janë të projektuara në mënyrë që të ofrojnë kushtet më të mira të punës, por jo shtëpia jonë. Ne të gjithë kemi krijuar mini-zyra në shtëpi, dikur një sukses i ri normal, por tani me ngadalë (por me siguri) po i zhvendosim zyrat tona në kolltukë apo edhe shtretër më të rehatshëm. Asgjë nuk është komode, apo jo? Epo, gabim. Projektimi i një hapësire pune të dedikuar në shtëpinë tuaj është i rëndësishëm. Për t’ju kujtuar gjërat që ndoshta i keni harruar (apo bllokuar?), ne kemi përgatitur disa udhëzime, të cilat do të mbrojnë shëndetin tuaj dhe do të rritin produktivitetin tuaj.

AL_Blog_nje_ambient_zyre_Image1.webp

 

Në fillim siguria e punës

Vetëkuptohet se preferohet që shtëpia juaj të jetë një hapësirë e pastër dhe e sigurt, pavarësisht nga madhësia (kuti këpucësh apo rezidencë). Por përveç kësaj, duhet të siguroheni që hapësira juaj e punës të jetë e organizuar, në mënyrë që të mos dëmtojë shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Së pari, sigurohuni që të keni një sipërfaqe pune, të qëndrueshme, mjaftueshëm të madhe dhe midis 720 dhe 750 mm të lartë. Së dyti, merrni një karrige zyre të qëndrueshme dhe të rehatshme, në mënyrë që të mund të uleni drejt dhe të lëvizni lirshëm. Nëse jeni duke punuar në kompjuter, sigurohuni që distanca midis ekranit dhe syve tuaj të jetë të paktën 500 mm. Mbajeni ekranin tuaj të pastër dhe vendosni cilësimet si p.sh. ndriçimin dhe madhësinë e karaktereve sipas nevojave tuaja.

Ndani hapësirën tuaj të punës nga hapësira juaj e jetesës

Është shumë e rëndësishme që të keni një dhomë ose zonë pune të caktuar, ku të punoni në mënyrë të dedikuar (jo në divan apo në shtrat). Kjo do t’ju ndihmojë të ndani jetën tuaj të punës nga jeta shumë e nevojshme personale. Ndërkohë që puna nga komoditeti i shtratit, divanit apo kolltukut tuaj mund të jetë joshëse, mund të rezultojë në produktivitet më të ulët. Në qoftë se nuk keni një dhomë të cilën mund ta përdorni si zyrë, provoni ta ndani zonën tuaj të punës nga pjesa tjetër e shtëpisë suaj me një mobilje më të lartë ose një fletë të palosshme.

AL_Blog_nje_ambient_zyre_Image2.webp

 

Ju siguron që të keni një mjedis të shëndetshëm

Për të arritur rezultatet më të mira në punë dhe për të qëndruar të shëndetshëm, temperatura e rekomanduar e ambientit është 24°C. Ajri i kondicionuar është i përsosur për t’ju ndihmuar ta mbani atë në atë pikë. Kondicioneri Hisense ka disa funksione, të cilat do ta bëjnë shtëpinë tuaj jo vetëm komode, por edhe një ambient të sigurt dhe të shkëlqyer pune. Për shembull, filtrat e tij përmirësojnë cilësinë e ajrit duke thithur aromat e pakëndshme, substancat e dëmshme dhe më shumë pluhur se filtrat e tjerë. Përveç kësaj, ato shkatërrojnë më shumë se 95% të baktereve dhe shtojnë aromë dhe vitaminë C, e cila përmirëson cilësinë e ajrit dhe është e dobishme për shëndetin dhe lëkurën.

Shmangini shpërqendrimet

Sigurohuni që të keni gjithmonë pranë gjërat që ju nevojiten si kompjuter, bllok shënimesh, kufje dhe një gotë ujë, si dhe gjërat të cilat nuk ju duhen të fshehura apo diku larg syve. Është më mirë nëse vendi juaj i punës vendoset aty ku lidhja Wi-Fi është e shkëlqyer, në mënyrë që gjërat si rregullimi i saj të mos bëhen justifikim për t’u larguar nga përgjegjësitë e punës.

Mbani rutinë

Ndërkohë që puna nga shtëpia mund të tingëllojë e shkëlqyer për njerëzit që dëshirojnë më shumë fleksibilitet, të kesh një rutinë dhe t’i përmbahesh asaj, do të rezultojë në një ekuilibër më të mirë ndërmjet punës dhe jetës, veçanërisht nëse planifikoni të punoni kur jeni më produktiv. Kur jeni duke përgatitur programin tuaj, mos harroni të përfshini pauza më të vogla dhe pushimin e drekës, të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Është akoma më mirë nëse e planifikoni të gjithë ditën tuaj, pasi aktivitetet pas punës janë një stimul i madh për të qenë më produktiv gjatë orarit të punës, iu japin më shumë pritshmëri dhe ju bëjnë të dëshironi ta bëni mirë punën tuaj, në mënyrë që më vonë të mund ta shijojini lirisht atë.

BACK TO TOP