Blog
Me televizorin premium Lazer Hisense 100L5, shikoni gjithçka si në kinema
26.05.2021
Me përfundimin e kampionatit të futbollit UEFA EURO 2020, a mund ta imagjinoni të keni në shtëpi kinemanë tuaj? Të jesh në gjendje të shijosh në çdo moment të lojës atë përvojë të pabesueshme shikimi si asnjë tjetër? Njihuni me televizorin Lazer Hisense. Asnjëherë nuk keni parë, dëgjuar apo ndier diçka të ngjashme më parë. Teknologjia premium lazer iu sjell një zgjidhje televizori krejtësisht të ndryshme, jashtë kornizave, e cila vërtet të frymëzon me përvojën e pamjes dhe tingujt e mahnitshëm kinematografikë.
Televizorët lazer janë padyshim më prestigjiozët në treg, duke qenë simbol i inovacionit dhe cilësisë së lartë. Magjia e tyre qëndron në teknologjinë e fundit, duke e transformuar menjëherë dhomën tuaj të ndenjies në një kinema në shtëpi. Falë cilësisë së figurës 4K Ultra HD, teknologjisë HDR dhe MEMC si dhe teknologjisë së jashtëzakonshme të zërit Dolby Atmos®, e cila ju shpie brenda stadiumeve të kampionatit të futbollit UEFA EURO 2020, do të bëheni qendra e ngjarjeve. Do të përjetoni figurën që të lë pa frymë me ngjyrat natyrale dhe detajet jashtëzakonisht të qarta, të rrethuar nga tinguj të qarta dhe të pasur në mënyrë të habitshme. Hidhni një vështrim më të afërt në televizorin Lazer Hisense 100 inç dhe përfitimet e tij të ndryshme të cilat po i kapërcejnë kufijtë e përvojës televizive me të cilën jemi mësuar.
Përjetoni projektimin që iu sjell më afër realitetit
Televizori Lazer Hisense është një projektor lazer i teknologjisë së lartë, me kënd të gjerë, me teknologjinë X-FUSION™, i cili e projekton figurën nga një distancë ultra e shkurtër në një ekran të hollë në ambient, duke arritur një ekran me madhësi 100 inç. Drita e lazerit është e ngushtë, kështu që vala e dritës është e pastër pa probleme shpërndarjeje: kjo do të thotë që shikoni ngjyra më natyrale me pastërti dhe densitet të lartë. Kur shikoni një film, një dokumentar, një koncert apo sporte, veçanërisht ngjarje të tilla të mëdha si kampionati i futbollit UEFA EURO 2020, nuk keni fare nevojë të errësoni dhomën, sepse ekrani nuk është i ndjeshëm ndaj dritës së ambientit.
Kënaquni në përvojën zhytëse, si në jetën reale
Megjithëse mund të mos e përjetoni drejtpërdrejt kampionatin e futbollit UEFA EURO, mund të sillni aksionin dhe emocionin në shtëpinë tuaj. Mund ta imagjinoni të shihni çdo lëvizje dhe çdo detaj të lojës? Sigurisht, sepse televizori Lazer Hisense 100L5 do t’iu mahnisë me cilësinë e figurës 4K Ultra HD me mbi 8 milionë piksele dhe teknologjinë HDR, duke iu siguruar se do të hyni në një botë krejtësisht të re të figurës reale, të mprehtë dhe mahnitëse. Për shkak të kontrastit të lartë, mund të shikoni detaje të pabesueshme dhe ngjyra natyrale, të gjalla. Nëpërmjet teknologjisë MEMC mund të përcillet një shpejtësi lëvizjeje 10 herë më e lartë se OLED, e cila rezulton në imazhe të qeta dhe të qarta me lëvizje të shpejtë: vërtet ideale për të parë lojëra futbolli, si dhe filma dhe lojëra me veprim të shpejtë.
Krijoni një përvojë kinematografike në shtëpi
Për shkak të projeksionit ultra të shkurtër, televizorin e instaloni vetëm 28,7 cm (11,3”) larg murit, duke e kthyer me lehtësi dhomën tuaj të ndenjies në kinema. Falë sistemit mahnitës të zërit, teknologjive Dolby ATMOS®, tingujt individualë vijnë nga të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe nga sipër kokës. Do të përjetoni në mënyrë mahnitëse tinguj të qartë, të pasur, të detajuar dhe të thellë, njësoj si në jetën reale. Imagjinoni të shikoni një lojë futbolli, një film muzikor apo një koncert: në vend që thjesht të dëgjoni skenën, do të ndieni se jeni pjesë e saj!
Shikoni një pamje të madhe, e cila nuk është e lodhshme për sytë
Televizori me lazer paraqet një teknologji të përshtatshëm për sytë, duke i mbrojtur sytë tuaj, pasi imazhi që shikoni në ekran reflektohet, në vend që të drejtohet drejtpërdrejt te sytë tuaj. Edhe pas orëve të tëra shikimi, nuk ndieni lodhje dhe shqetësim të syve. Televizori Lazer Hisense ka edhe sensor të integruar, që nëse një objekt kalon pranë burimit të dritës të errësohet dhe më pas të fiket.
Zbuloni mënyra të pafundme për t’u argëtuar
Për të plotësuar pasionin tuaj për argëtimin, televizori Lazer Hisense 100L5 iu jep aksesin më të fundit në të gjitha përmbajtjet më të mira globale dhe lokale nëpërmjet VIDAA, sistemit të operimit inteligjent të Hisense. Ai është i personalizuar, ka intuitë dhe është vërtet i lehtë për t’u përdorur, duke iu lidhur me të gjitha fushat dhe interesat tuaja të preferuara, si filmat, muzikën, sportin, artin dhe plot të tjera. Thjesht shfletoni nëpër aplikacionet e shumta të integruara, si Netflix, YouTube, Prime Video, Freeview Play dhe më shumë. Për adhuruesit e sportit, platforma VIDAA ofron për ju edhe një uefa.tv mahnitëse, si dhe NBA League Pass, që të përjetoni vërtet më të mirën e çdo loje.
Bëhuni gati për të përmirësuar përvojën tuaj të shikimit dhe përmbajtjen tuaj të preferuar të kinemasë, me televizorin fantastik Lazer Hisense 100L5. Plotësoni kureshtjen dhe oreksin tuaj këtu.