Sign In / Register
Blog

Mashtrim apo trajtim? Ska mashtrim. Vetëm trajtim.

28.10.2020
Halloween është një festë që festohet në shumë vende më 31 tetor. Me të fillon koha kushtuar kujtimit të të vdekurve, përfshirë shenjtorët, martirët dhe të gjithë besimtarët e larguar nga kjo botë.
Për të festuar ardhjen e Halloween-it, fëmijët do të vishen si fantazma të bukura dhe do të trokasin nëpër dyer, nga shtëpia në shtëpi, duke kërkuar karamele, përndryshe ata do të bëjnë disa hile. Në të njëjtën kohë, thuhet se në këtë natë, fantazma dhe përbindësha të ndryshëm do të vishen si fëmijë dhe do të përzihen në turmën për të festuar ardhjen e Halloween-it dhe njerëzit do të vishen si fantazma të ndryshme për t’i bërë fantazmat më harmonike.
Duke qenë se Halloween-i po afron, është koha për disa këshilla se si të shënoni bëni këtë festë të veçantë për t’u mbajtur mend.
 
 
 

Shikoni disa filma klasikë të Halloween-it

Merrni një batanije dhe një pije të nxehtë dhe zhytuni në disa klasikë të Halloween-it. Vërtet, mënyra më e mirë për të festuar sezonin e frikshëm, është të mbështilleni në divan me një filxhan çokollatë të nxehtë ose kakao. Zgjidhni nga filmat e frikshëm horror si IT ose The Shining apo më të përshtatshëm për familjen, si Practical Magic ose Hocus Pocus. Mos harroni, nëse i shikoni në një televizor Hisense, mos u habitni kur të habiteni.
AL_Blog_mashtrim_apo_trajtim_Image2.webp

 

Festoni duke shpalosur kreativitetin tuaj pwr tw pjekur

Ushqimi tradicional i Halloween-it përfshin gjithçka, që nga mollët dhe misri i karamelizuar, deri te byrekët me kunguj, bukë dhe çdo gjë tjetër me kungull dhe ofron mënyra të pafundme për të shprehur vampirin tuaj të brendshëm në kuzhinë. Shpaloseni kreativitetin tuaj me disa gatime në shtëpi dhe mos harroni t’i ruani gjërat në një vend të thatë dhe të ftohtë. Vetëm kini kujdes që të mos keni disa mysafirë të papritur.

AL_Blog_mashtrim_apo_trajtim_Image3.webp

 

Krijoni kostumin tuaj të Halloween-it

Këtë vit me siguri nuk do të shkoni nëpër shtëpi për të mbledhur karamele apo të organizoni festën tuaj të veçantë të Halloween-it. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të argëtoheni. Ju mund të luani me rrobat tuaja të vjetra dhe të bëni vetë disa projekte të vogla qepjeje, duke pretenduar se ky është thjesht Halloween-i juaj normal. Nuk është kështu, sepse është viti 2020. Kur të mbarojë Halloween-i, mos harroni të lani rrobat dhe t’i ruani për vitin tjetër.

BACK TO TOP