Sign In / Register
Blog

Le të flasim për televizorin Hisense A8 OLED, një model yll me kontraste të larta në të zeza të thella

26.10.2021
hisense-a85g-4k-ultra-hd-oled-tv-55-and-65-on-the-menu.webp


Me të Premten e Zezë afër, le të flasim për produktet për të cilat ia vlen të shpenzoni. Si televizori. Si televizori Hisense A8 OLED, me kontrast mahnitës, me nivel mbresëlënës të ngjyrës së zezë dhe tinguj stereo. Përveç teknologjisë fantastike, dizajni i tij modern do t’u lërë përshtypje të gjithëve, duke i çuar në një nivel tjetër me të lehtë për t’u kuptuar dhe të shpejtë për të naviguar në platformën Hisense OS të quajtur VIDAA.

Por, fillimish të flasim për të zezën më të zezë. Një nga avantazhet më të mëdha kur bëhet fjalë për OLED, është mënyra se si një OLED mund të riprodhojë ngjyrën e zezë në ekran. Për shkak se çdo piksel mund të fiket, do të merrni një të zezë të vërtetë. Kjo do të thotë edhe që televizorët OLED kanë një raport të madh kontrasti, gjë që është thjesht një mënyrë e bukur për të folur në lidhje ndryshimin se sa i ndritshëm dhe sa i errët mund të bëhet një televizor.

Me A8 do ta trajtoni veten me televizorin 4K, i cili iu tërheq drejt e në qendër të aksionit. Ngjyrat e tejngopura dhe jo të natyrshme i përkasin së kaluarës, pasi A8 do të prodhojë vetëm ngjyra të gjalla por edhe autentike, me qëllim që përvoja juaj e shikimit të jetë më afër se kurrë me botën reale.

Me HDR10+, ky televizor riprodhon skena më të ndritshme dhe më të sakta. Detajet si në vendet e hijëzuara ashtu edhe në vendet e ndriçuara, janë më të qarta dhe ngjyrat janë në mënyrë dramatike më të gjalla. Televizori është i pajisur me teknologjinë më të përditësuar Dolby Vision IQ, e cila do të shfrytëzojë inteligjencën e plotë të televizorit tuaj, për të ofruar një pamje të përsosur në çdo dhomë për çdo moment shikimi.

Harrojeni imazhet e turbullta në televizorin tuaj, pasi A8 ka veçori të tilla si reduktim të zhurmës dhe Ultra Motion. Teknologjia do të përmirësojë çdo piksel individual në kohë reale dhe do të japë një figurë më të qartë dhe më të pastër për t’iu dhënë përvojë më të mirë shikimi. Është e rëndësishme të përmendet se ky televizor është i pajisur me MEMC ose Motion Estimation, Motion Composition dhe Sports Mode, të cilat mund të realizojnë imazhe lëvizëse ultra të lëmuara.

Tingulli: një veçori tjetër që e vlen të përmendet. Kanalet 2.1.2 nënkuptojnë 2 altoparlantë të vendosur në pjesën e përparme, 1 subwoofer dhe një set altoparlantësh të vendosur në pjesën e përparme, ku të gjithë funksionojnë së bashku që të jeni në gjendje të dëgjoni qartë zërat, tingujt e ambientit dhe muzikën, ndërkohë që lëvizin në mënyrë të pavarur rreth jush. Falë veçorisë Dolby Atmos, do t’i dëgjoni ato edhe nga tavani.

Përveç këtyre, televizori juaj A8 me IMAX të përmirësuar, do të sjellë kinemanë në shtëpinë tuaj: imazhe më të qarta dhe më të ndritshme, tingull zhytës, audio që të drithëron dhe përmbajtje të rikrijuara në mënyrë dixhitale nga IMAX. Me teknikën Filmmaker Mode, ky televizor mund të ruajë cilësimet fillestare për të shfaqur skenat më autentike nga filmat.
Televizori OLED A8 do t’iu sjellë përvojën më të mirë të shikimit, duke u kujdesur edhe për shëndetin tuaj. I certifikuar nga TÜV Rheinland, televizori Hisense është vërtetuar se minimizon në mënyrë efektive dëmin dhe i mbron sytë tuaj duke reduktuar raportin e dritës blu, edhe pas një shikimi të gjatë.

Oh, edhe një gjë tjetër, njësoj si kompjuteri ose telefoni inteligjent, një televizor inteligjent funksionon në bazë të një sistemi operimi i cili bashkon gjithçka. Televizorët Hisense përdorin sistemin e tyre të operimit, i cili quhet VIDAA. Për më shumë rreth VIDAA kontrolloni këtu.

BACK TO TOP