Sign In / Register
Blog

Gjërat më të rëndësishme që duhet të keni parasysh kur blini një frigorifer të ri

30.3.2021

Blerja e një frigoriferi të ri nuk duhet të jetë një vendim që merret shpejt. Shumica e frigoriferëve kanë një jetëgjatësi nga 10 deri në 20 vjet, kështu që për të shmangur bezdisjet apo kostot shtesë, ne kemi përgatitur gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur ta blini atë.

Madhësia

Mos shkoni të blini një frigorifer të ri pa përcaktuar më parë vendin dhe përmasat e tij të sakta. Nëse po ndërroni një frigorifer të vjetër, thjesht mund të matni të vjetrin dhe të blini një frigorifer me të njëjtën madhësi ose më të vogël. Gjatë matjes, mos harroni thellësinë e banakut, e cila është veçanërisht e rëndësishme nëse nuk dëshironi që frigoriferi juaj të dalë jashtë ose të pengojë kalimin. Këshillë: Hisense ka një gamë të shkëlqyer modelesh të ndryshme nga të cilat mund të zgjidhni. Ndërkohë që jeni duke e studiuar, mos harroni të merrni parasysh hapjen e dyerve dhe të sigurohuni që t’i hapni ato pa penguar kalimin. Tani, përpara se të mbaroni punë me matjen, sigurohuni që të matni me saktësi edhe pikat e hyrjes. Ju do të duhet ta çoni frigoriferin e ri në vendin e dëshiruar dhe mundësisht ta bëni atë pa shkaktuar asnjë dëm në shtëpinë tuaj.

AL_Blog_gjerat_me_te_rendesishme_qe_duhet_te_keni_parasysh_kur_blini_nje_frigorifer_te_ri_Image.webp

 

Lloji

Në treg ka shumë frigoriferë të ndryshëm, gjë e cila mund të jetë konfuzuese, por gjithashtu iu mundëson të zgjidhni atë që iu përshtatet. Gjëja e parë që duhet marrë parasysh është nëse dëshironi një frigorifer të integruar apo të pavarur. Në qoftë se po planifikoni të lëvizni apo riformatoni kuzhinën tuaj, frigoriferi i pavarur është opsioni më i mirë, ndërkohë që nga ana tjetër, frigoriferët e integruar përzihen pa probleme me kuzhinën tuaj dhe janë të njohur për një jetëgjatësi më të madhe. Pasi t’i keni plotësuar nevojat, mund të filloni të mendoni për dizajnin që iu përshtatet më mirë. Kur të filloni të shikoni estetikën e dizajnit, kini parasysh stilin e dhomës në të cilën do të vendoset frigoriferi dhe zgjidhni sipas rrethanave.

Nevojat tuaja për ruajtjen e ushqimeve

Ju mund të gjeni frigoriferë të ndryshëm për përdorim specifik, si p.sh. për ftohjen e verës ose mini ngrirësa kozmetikë. Por ajo që doni dhe keni nevojë, është një faktor i rëndësishëm për t’u marrë parasysh kur blini një frigorifer për ushqime dhe për pije. Ndërkohë që ka shumë informacione të disponueshme për ruajtjen e ushqimeve, është ende e rëndësishme që në radhë të parë të zgjidhni frigoriferin e duhur. Një frigorifer me një derë është një mundësi e shkëlqyer për një person që jeton vetëm ose çift. Një frigorifer me dy dyer është më praktik për familjet me më shumë anëtarë, pasi ofron më shumë hapësirë për ruajtjeje. Frigoriferët me dy dyer janë në variante të ndryshme, si p.sh. me ngrirës poshtë, i cili është i përsosur për familjet që e përdorin ngrirësin më rrallë, dhe me ngrirës sipër, për ata që e përdorin ngrirësin shpesh. Një frigorifer krah për krah, zakonisht ka shumë kapacitet dhe ndarje ngrirëse në të dyja anët, ndërkohë që frigoriferët me dyer franceze kanë dy dyer për frigoriferin dhe një sirtar ngrirës në fund. Tendenca më e fundit janë frigoriferët inteligjentë, të cilët janë të lidhur me rrjetin tuaj Wi-Fi dhe ofrojnë funksione të avancuara.

AL_Blog_gjerat_me_te_rendesishme_qe_duhet_te_keni_parasysh_kur_blini_nje_frigorifer_te_ri_Image2.webp

 

Dëshirat tuaja shtesë

Frigoriferët e sotshëm ofrojnë më shumë sesa thjesht një vend të ftohtë për ruajtjen e ushqimit. Hisense, për shembull, ofron një gamë të gjerë modelesh me shpërndarës uji dhe akulli, të cilët bëjnë menjëherë një freskim të shpejtë. Ato përfshijnë edhe ndarje të posaçme për mish ose produkte mishi, ambient inteligjent për kontrollin e lagështisë dhe një sirtar novator My Fresh Choice, i cili iu lejon të ndryshoni temperaturën e tij sipas nevojave të ushqimit tuaj të preferuar. Një funksion tjetër i përsosur, është ftohja dhe ngrirja e shpejtë, e cila kërkon shumë më pak kohë dhe iu siguron që t’i ftohni ose ngrini ushqimet tuaja në kohën që iu nevojitet.

Mendoni për të ardhmen

Frigoriferët janë një investim afatgjatë, prandaj kini parasysh se si mund të ndryshojë jeta juaj në të ardhmen. Në qoftë se planifikoni të krijoni apo zgjeroni familjen tuaj, merrni parasysh se një familje me një person ka nevojë për një frigorifer me kapacitet rreth 100 litra, ndërsa kapaciteti i vlerësuar i nevojshëm për çdo anëtar shtesë është 50 litra.
BACK TO TOP