Blog
Loja elektronike ka filluar!
5.1.2021
Përdorimi i televizionit është zgjeruar me kalimin e kohës dhe koha kur ai përdorej vetëm për transmetimin e lajmeve ose shikimin e përmbajtjes janë harruar prej kohësh. Një televizor me cilësi të lartë, është bërë i domosdoshëm për të gjithë fanatikët e sportit, si dhe adhuruesit dhe lojtarët e lojërave elektronike. Duke pasur parasysh këto gjëra, Hisense ka kohë që jo vetëm është në të njëjtin hap me tendencat më të fundit, por ka krijuar edhe teknologji për ndryshimin e lojërave, e cila iu mundëson të përjetoni gjithçka që mund të ofrojë televizori nëpërmjet teknologjisë më të avancuar.
Me Game Mode, çojeni lojën tuaj në një nivel tjetër
Hisense ka prezantuar me krenari Game Mode, e cila i trajton me të vërtetë nevojat e lojtarëve të lojërave elektronike (eGame). Ky funksion special redukton turbullimin e lëvizjes dhe vonesën e hyrjes që rezulton në lojërat e përmirësuara në mënyrë të jashtëzakonshme, duke ofruar reagim më të mirë me përpunim të fokusuar. Kjo iu mundëson të performoni sa më mirë, duke shkurtuar ndjeshëm vonesën midis reagimeve të hyrjes dhe zhvillimeve në ekran, gjë e cila iu lejon të qëndroni edhe përpara lojërave konkurruese me ritmet më të shpejta. Kjo është arsyeja pse Hisense po bëhet dora e djathtë e lojtarëve, duke zhvilluar televizorë të cilët mund të bien deri në 16ms për një sinjal hyrës 4k @ 60 Hz + 10 bit HDR.
E besuar nga Fnatic
Për të ofruar më të mirën, Hisense po bashkëpunon me më të mirët. Për këtë arsye, ajo ka fituar besim dhe ka krijuar një partneritet me Fnatic, markën më të suksesshme të sporteve elektronike (esports) gjatë dekadës së fundit, e cila përbëhet nga lojtarë nga e gjithë bota dhe një shumëllojshmëri e gjerë lojërash. Falë kësaj lëvizjeje emocionuese, Hisense do të jetë në gjendje t’iu lidhë me përmbajtje të ndryshme argëtuese dhe të dobishme nga ekipet e Fnatic.
Lidhuni me përmbajtjen
Bashkëpunimi me Fnatic është vetëm një nga mënyrat e shumta që Hisense po provon, e cila ofron më shumë sesa thjesht produkte të avancuara nga ana teknologjike, të besueshme dhe të përballueshme. Kompania është e përkushtuar t’iu lidhë jo vetëm me kanalet ekzistuese, por edhe t’iu sjellë përmbajtje ekskluzive të pakundërshtueshme nëpërmjet sistemit të saj mbresëlënës të funksionimit, VIDAA. Në këtë mënyrë nuk ofron vetëm një dritare për botën, por një botë krejtësisht të re, që u mundëson të gjithëve dhe tani në mënyrë të veçantë fansave të lojërave elektronike (eGame), që të zbulojnë dimensione të reja në pasionet e tyre.
Dëshironi të luani si profesionist?
Ka një arsye pse Hisense ka fituar miratimin e Fnatic dhe pse ambientet e saj do të përmirësohen me produktet Hisense. Gjatë zhvillimit të teknologjisë së saj, Hisense ka parasysh përdoruesit dhe për këtë arsye i përshtat produktet sipas nevojave të tyre. Kompania ka zhvilluar televizionin Hisense U7Q, i cili mbulon nevojat dhe dëshirat e personave të cilët pëlqejnë lojërat elektronike (eGamers) duke bashkërenduar figurën dhe zërin e ekranit. Ato optimizohen në mënyrë automatike, për t’u siguruar që të shijoni edhe më shumë lojërat tuaja të preferuara. Ky produkt mbresëlënës vjen edhe me veçori të jashtëzakonshme audio dhe vizuale të cilësisë më të lartë, kontrast të shkëlqyer, Full Array Local Dimming dhe Dolby Vision HDR &HDR 10+ të cilat iu sjellin dritë të jashtëzakonshme dhe errësirë me detaje të pasura. Gjithashtu, ai iu mundëson të shijoni përmbajtjen tuaj të preferuar me ngjyra të gjalla, të cilat sjellin në jetë çdo imazh në sajë të teknologjisë Quantum Dot. Ky produkt unik vjen me një çmim të përballueshëm dhe tani mund të gjendet këtu.