Blog
Bëhuni gati për të Premten e Zezë
25.10.2021
E Premtja e Zezë do të zhvillohet më 26 nëntor 2021. Përfitoni sa më shumë me këshillat që kemi përgatitur për t’iu ndihmuar dhe (llogarinë tuaj bankare). Nëse po mendoni të bëni një blerje të madhe, si blerja e një televizori, frigoriferi apo një lavatriçe, nuk ka kohë më të mirë se sezoni i të Premtes së Zezë.
Shmangini pagesat e tepërta, duke kushtuar vëmendje
Vetëm për shkak se keni marrë një ofertë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka qenë një ofertë me çmim të ulët. Çmimet ndryshojnë dhe mund të rriten, kështu që më vonë do të duket si ofertë. Aty ku është e mundur, vendosni një kufi për çmimin, në mënyrë që të mund të ndiqni ndryshimet dhe të shikoni se çfarë po paguani në të vërtetë.
Vendosni nëse do të blini një produkt apo një markë
Për çdo kategori produkti ka marka të ndryshme, të cilat ofrojnë produktet e tyre. Nëse jeni të apasionuar pas një marke të caktuar dhe dëshironi ta blini atë, atëherë me siguri që tashmë e keni produktin në mendje. Nëse, sidoqoftë, jeni duke kërkuar një ofertë të mirë dhe një produkt të cilin e keni dëshiruar vërtet prej disa kohësh, kontrolloni markat e ndryshme dhe cilat janë avantazhet e tyre. Për shumë artikuj, mund të gjeni faqe interneti të cilat jo vetëm japin vlerësime të pavarura dhe vlerësime të klientëve, por bëjnë edhe krahasime. Kur të kaloni për t’i parë, kini parasysh se të gjithë kanë nevoja dhe dëshira të ndryshme. Vetëm për shkak se dikush preferon një artikull me një gamë më të lartë çmimesh, nuk do të thotë se edhe ju keni nevojë për të. Një produkt më i lirë mund të jetë më se i mjaftueshëm për nevojat tuaja.
Bëni një listë (dëshirash), përcaktoni buxhetin tuaj dhe mos e ndryshoni
Kur raftet e mallrave, përmbyten nga uljet e çmimeve, bëhet tunduese që të blini disa artikuj më shumë. Kini parasysh, se vetëm për shkak se diçka është më e lirë, është ende shumë e shtrenjtë, nëse nuk iu nevojitet vërtet. Konsumi i panevojshëm, jo vetëm që ndikon në llogarinë tuaj bankare, por ndikon edhe në mjedisin tonë. Shmangeni blerjen e asaj që nuk iu nevojitet, duke bërë një listë të asaj që iu nevojitet dhe artikujve specifikë që do të blini gjatë sezonit të blerjeve të të Premtes së Zezë. Për t’iu ndihmuar të mos ndryshoni mendim dhe të shmangni tundimet në dyqane ose në internet, krijoni një buxhet aq sa mund të shpenzoni.
Shikoni përtej çmimit
Çmimi që paguani për një produkt nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi. Kontrolloni politikën e kthimit dhe mendoni për garancinë afatgjatë, transportin, instalimin dhe shërbimet shtesë që vijnë me një produkt ose nga një shitës dhe nëse nuk përfshihen, mund të rezultojnë në kosto shtesë.
Besnikëria shpërblehet
Shumë dyqane ofrojnë programe besnikërie, të cilat mund të rezultojnë në çmime akoma më të ulëta, transport falas, pikë shtesë, dhurata falas ose shumë shpërblime të tjera nga të cilat mund të përfitoni.
Kapërcejini rradhat duke bërë blerje në internet
Meqenëse ende rekomandohet që të shmangni hapësirat e mbushura me njerëz dhe të shmangni rradhët e shkaktuara nga kërkuesit e çmimeve të ulura dhe kufizimet, kontrolloni nëse edhe kur bëni blerje në internet do të zbatohen uljet e çmimeve. Nëse jo, kini parasysh se e Premtja e Zezë pasohet nga e hëna kibernetike, e cila zhvillohet online vetëm tre ditë më vonë. Kjo do të thotë se mund të prisni edhe 29 nëntorin dhe të bëni atëherë blerjet tuaja online, por që ofertat mund të mos jenë të njëjta dhe nëse kërkoni një artikull të njohur, deri atëherë ai mund të jetë shitur.
Mbërrini herët dhe shkoni të përgatitur
Kur bëhet fjalë për të Premten e Zezë, sigurohuni që të përfitoni sa më shumë nga ajo dhe të merrni produktin që dëshironi duke mbërritur herët. Gjithashtu, përgatituni duke veshur këpucë dhe rroba të rehatshme dhe duke shkuar me një makinë e cila do t’iu mundësojë që blerjet më të mëdha t’i çoni në shtëpi të sigurt.