Blog
Ajri më i mirë për shëndet më të mirë
5.5.2021
Cilësia e ajrit që thithim bën ndryshim në cilësinë e jetës sonë. Qoftë duke fjetur, duke parë televizor apo duke punuar në një zyrë dhe veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit, kemi kaluar shumë kohë brenda. Dhe po i kushtojmë shumë më tepër vëmendje mënyrës se si përhapen viruset. Këtu ka disa mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë të përmirësoni lehtësisht cilësinë e ajrit të brendshëm, pa blerë një pastrues ajri të ri.
Bëni ajrosje natyrale
Hapja e dritareve e dyerve dhe futja e ajrit të pastër, është hapi i parë i dukshëm që do të përmirësojë konsiderueshëm cilësinë e ajrit të brendshëm. Mund ta realizoni duke hapur dritaret në dhoma të ndryshme për të krijuar korrent. Rekomandohet që këtë ta bëni të paktën një herë në ditë, për të paktën 5 minuta, në mënyrë ideale për 15 deri në 20 minuta. Por jo më shumë, sepse ajri i pastër sjell edhe polen dhe pluhur. Është më mirë t’i hapni dritaret gjatë natës ose në mëngjes herët, kur moti është më i freskët. Përpara se ambienti të fillojë të nxehet, mbyllini dritaret dhe ulini grilat për ta mbajtur brenda ajrin e freskët dhe të pastër për aq kohë sa të jetë e mundur.
Ajër të kondicionuar për kushte më të mira të ajrit
Kondicionerët e mirë, bëjnë më shumë sesa thjesht të ftohin apo të ngrohin ajrin. Pajisjet Hisense HI-NANO, është vërtetuar se eliminojnë 93,54 % të grimcave virale në vetëm dy orë. Gjatë 10 viteve të fundit, Hisense ka bërë studime për sterilizimin e joneve dhe ka zbuluar se ato mund të pengojnë bakteret, kërpudhat dhe viruset. Studimet e fundit nga Texell (Organizata Ndërkombëtare e Kërkimeve e specializuar për testet virale) kanë vërtetuar se ato eliminojnë edhe koronavirusin e ri. Për më tepër, teknologjia HI-NANO që çliron jone të dyfishtë me përqendrim të lartë, largon edhe pluhurin dhe për këtë arsye siguron cilësi më të mirë të ajrit, duke kontrolluar lagështinë dhe duke e mbajtur shtëpinë tuaj në temperaturën që ju pëlqen.
Largoni ndotësit e ajrit nga ambienti i banimit
Gjërat si mjetet e pastrimit, kimikatet e ndryshme, bojërat, materialet e ndërtimit, pesticidet etj., preferohet të mbahen në një garazh ose bodrum, pasi ato mund të degradojnë cilësinë e ajrit.
Mbajeni të pastër shtëpinë tuaj
Shtëpia e pastër rezulton me më pak pluhur, myk dhe lëkurë të vdekur nga kafshët. Rregullimi dhe heqja e rrëmujës do t’ju ndihmojë të hiqni vendet që mbledhin pluhur, ndërkohë që larja e shtresave të shtrateve dhe perdeve në të paktën 60°C mund të zvogëlojë nivelet e marimangave të pluhurit të shtëpisë dhe alergjenëve. Dhe mos harroni qilimat dhe tapetet, të cilat mund të mbajnë grimca në fibrat e tyre. Fshijini ato të paktën një herë në javë me një fshesë të mirë me korrent, mundësisht me një filtër HEPA.
Mbajeni të gjelbër
Xhungla e shtëpisë suaj nuk është thjesht një dekor i bukur. Bimët e shtëpisë janë edhe filtra natyralë të ajrit. Sidomos bimët si lule fasulja (pothos), bima e gjarprit, zambaku i paqes, lule shqiponja (filodendron), bima merimangë, fieret dhe palmat janë të njohura për largimin e mikrobeve dhe toksinave dhe për të furnizuar shtëpinë tuaj me një ajër të pastruar.