Modeli Hisense 65U7S Pro është vlerësuar me çmimin EISA Gaming TV 2026–2027, falë teknologjisë MiniLED Pro, procesorit të avancuar Hi-View AI Engine Pro dhe frekuencës natyrale të rifreskimit prej 165 Hz, që sigurojnë një përvojë jashtëzakonisht të rrjedhshme gjatë lojërave. I krijuar si për pasionantët e gaming-ut, ashtu edhe për adhuruesit e argëtimit, ky televizor kombinon në një produkt të vetëm ndriçim të lartë, kontrast të shkëlqyer dhe tingull gjithëpërfshirës, për një përvojë të jashtëzakonshme në shtëpi.
Hisense fiton gjashtë çmime EISA për 2026–2027
Hisense ka fituar gjashtë çmime EISA (Expert Imaging and Sound Association) për vitin 2026–2027, duke konfirmuar inovacionin dhe përsosmërinë e markës në disa kategori produktesh të dedikuara për argëtimin në shtëpi. Për më shumë se katër dekada, çmimet EISA janë ndër vlerësimet më prestigjioze dhe më të rëndësishme në industrinë e elektronikës së konsumit.
Tri çmime EISA për inovacionet e Hisense në kategorinë e televizorëve
Hisense ka fituar tri çmime EISA në kategorinë e televizorëve, një tjetër konfirmim i pozicionit të saj si lider në inovacionin e teknologjive të ekranit dhe në ofrimin e zgjidhjeve të avancuara për argëtimin në shtëpi.

Modeli Hisense 65UR9S ka fituar çmimin EISA Best Buy RGB LED TV 2026–2027. I pajisur me procesorin inteligjent Hi-View AI Engine RGB, ai ofron riprodhim të saktë të ngjyrave, ndriçim të lartë dhe performancë të jashtëzakonshme HDR. Teknologjitë Dolby Vision 2 Max, Dolby Vision IQ, Filmmaker Mode dhe IMAX Enhanced sjellin filmat dhe serialet me një nivel të lartë realizmi dhe besnikërie ndaj përmbajtjes origjinale, ndërsa certifikimi Pantone Validated RGB MiniLED konfirmon saktësinë e riprodhimit të ngjyrave. Për gaming, funksionet 170Hz VRR, ALLM dhe USB-C DisplayPort garantojnë një përvojë të shpejtë, të qetë dhe pa ndërprerje.

Projektorë lazer që ripërcaktojnë përvojën në ekran të madh
Hisense ka fituar edhe dy çmime të tjera EISA në kategorinë e projektorëve, duke konfirmuar ekspertizën e kompanisë në zhvillimin e zgjidhjeve inovative për argëtim në ekrane të mëdha.
Me teknologji të avancuara dhe performancë të lartë, projektorët lazer Hisense sjellin përvojën e kinemasë në shtëpi, duke e transformuar çdo hapësirë në një destinacion të vërtetë argëtimi.
Modeli flagship Hisense XR10 është vlerësuar me çmimin prestigjioz EISA Premium Smart Projector 2026–2027, duke vendosur një standard të ri për përvojën premium të home cinema. I fuqizuar nga LPU 3.0 Digital Laser Engine, XR10 sjell ndriçim të fuqishëm, ngjyra jashtëzakonisht të sakta dhe qartësi të lartë të imazhit, për një përvojë vizuale që të zhyt plotësisht në çdo skenë. Me mbështetje për imazhe deri në 300 inç, një sistem audio premium dhe funksione smart të avancuara, XR10 e transformon hapësirën tuaj në një kinema të vërtetë në shtëpi. Hisense XR10 – përjetoni kinemanë premium, në përmasat që dëshironi.

Një soundbar i krijuar për një përvojë audio kinematografike
Lista e produkteve të vlerësuara të Hisense plotësohet nga Hisense AX5140Q, i cili është nderuar me çmimin prestigjioz EISA Best Buy Soundbar 2026–2027. Me konfigurimin e fuqishëm 5.1.4 kanale, altoparlantët me drejtim lart, bokset surround wireless për pjesën e pasme dhe subwoofer-in wireless, AX5140Q krijon një tingull surround gjithëpërfshirës, që ju zhyt plotësisht në çdo film, serial apo muzikë. Teknologjitë inteligjente, si AI-driven Room Fitting Tuning dhe Hi-Concerto, optimizojnë më tej performancën audio dhe mundësojnë një integrim të përsosur me televizorët Hisense të përputhshëm. Hisense AX5140Q – tingull kinematografik që e sjell emocionin më pranë jush.

Gjashtë çmimet EISA të fituara nga Hisense për vitin 2026–2027 rikonfirmojnë përkushtimin e markës ndaj inovacionit që sjell një ndikim të vërtetë në botën e argëtimit në shtëpi.
Duke kombinuar teknologjitë e gjeneratës së fundit me përvoja intuitive për përdoruesit, Hisense vazhdon të zhvillojë zgjidhje të vlerësuara me çmime, duke sjellë në shtëpitë e njerëzve në mbarë botën përvoja gjithnjë e më mbresëlënëse të shikimit dhe dëgjimit.
