Blog
Përfitimet e përdorimit të kondicionerit në dimër
9.12.2020
Dimri po vjen, por i ftohti tashmë ka ardhur. Dhe ndërkohë që ka opsione të ndryshme për ngrohjen e shtëpisë, mos harroni se kondicioneri është padyshim një prej tyre. Shikoni pse kondicioneri është një opsion i shkëlqyeshëm në dimër. Dimri po vjen, por i ftohti tashmë ka ardhur. Dhe ndërkohë që ka opsione të ndryshme për ngrohjen e shtëpisë, mos harroni se kondicioneri është padyshim një prej tyre. Shikoni pse kondicioneri është një opsion i shkëlqyeshëm në dimër.
Kurseni energji dhe (rrjedhimisht) paratë
Kondicionerët transferojnë energji nga ajri përreth dhe e lëshojnë atë në një nivel më të lartë energjie. Prandaj, ata përdorin vetëm një të tretën e energjisë elektrike, ndërsa pjesën tjetër e marrin nga mjedisi dhe kur temperatura e mjedisit është mbi 0°C, paraqesin sistemin më ekonomik të ngrohjes.
Rezultate të shpejta
Kondicioneri fillon të ngrohë dhomat vetëm në pak minuta pasi e keni ndezur, ndërkohë që radiatorëve mund t’iu duhet pak kohë për t’u nxehur. Përveç kësaj, kondicioneri iu mundëson të filloni ngrohjen kur të keni dëshirë. Pra, nëse jetoni në një ndërtesë me apartamente, nuk keni pse të prisni sezonin kur ndizet ngrohja apo pronarin, por thjesht mund të ndizni kondicionerin dhe ta mbani apartamentin tuaj të këndshëm dhe të ngrohtë.
Kontroll i saktë i temperaturës
Ndërkohë që varet nga preferencat tuaja dhe klima në të cilën jetoni, në përgjithësi rekomandohet të mbani temperaturën e brendshme rreth 18°C dhe 20°C. Megjithatë, në dhomën e gjumit, temperatura e rekomanduar për një gjumë cilësor është rreth 18°C (disa gradë më pak ose më shumë). Kondicioneri iu ndihmon të vendosni temperaturën e saktë dhe ta mbani atë sipas nevojave tuaja. Kondicioneri Hisense vjen me një funksion të veçantë, i cili iu mundëson të vendosni jo vetëm temperaturën, por edhe matjen e kohës. Në këtë mënyrë, kondicioneri ndizet dhe fiket për periudhën kohore që e vendosni dhe në temperaturën që ju pëlqen. Arritja dhe mbajtja e temperaturës së caktuar dhe rrjedhimisht kursimi më i madh i energjisë dhe kohës është i mundur kryesisht për shkak të motorit inverter. Kondicionerët inverter Hisense përdorin teknologji të posaçme, e cila mund t’iu ndihmojë të reduktoni konsumin vjetor të energjisë me 30% dhe rrjedhimisht të mbani efikasitetin në nivelin më të lartë dhe zhurmën në nivelin më të ulët.
Mbron nga lagështia
Në dimër, shumë familje përballen me lagështinë. Kjo mund të vërehet nga kondensimi i lagështisë dhe formimi i pikave të vogla që mblidhen nëpër dritare. Lagështia mund të shkaktojë nivele më të larta të marimangave të pluhurit dhe mykut, të cilat mund të krijojnë probleme shëndetësore për njerëzit që vuajnë nga alergjitë e brendshme dhe astma. Kondicioneri e redukton lagështinë dhe për këtë arsye ju ndihmon të mbani shtëpinë dhe shëndetin tuaj në gjendje më të mirë. Madje, kondicionerët Hisense iu mundësojnë të kontrolloni jo vetëm temperaturën, por edhe lagështinë, drejtimin e erës dhe vëllimin e ajrit. Dhe për t’iu ndihmuar të mbani shtëpinë tuaj në gjendjen më të mirë edhe kur jeni larg, ata janë të pajisur me një modalitet të veçantë ngrohjeje. Ky program e mban temperaturën 8°C dhe e mbron shtëpinë tuaj nga çdo dëmtim që mund të shkaktohet nga i ftohti ndërkohë që jeni larguar për periudha të gjata.