Blog
Mbajtjen e ushqimit tuaj të freskët edhe në muajt më të nxehtë
28.1.2022
Meqenëse ushqimi i prishur mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, është shumë e rëndësishme që ta ruani atë në mënyrën e duhur. Kjo është edhe më e rëndësishme në ditët e nxehta të verës, kur ushqimi mund të prishet më shpejt për shkak të temperaturave të larta, të cilat bëjnë që bakteret të shumohen. Llojet e ndryshme të ushqimit kërkojnë kushte të ndryshme ruajtjeje, ndaj ne kemi përgatitur një udhëzues, i cili do t’iu ndihmojë të organizoni frigoriferin tuaj në një mënyrë e cila do të mundësojë jo vetëm që çdo lloj ushqimi të rritë jetëgjatësinë e tij, por edhe të ruhet në cilësinë më të lartë. Pra, i thoni lamtumirë mbeturinave ushqimore duke i futur këto këshilla dhe truke të thjeshta në jetën tuaj.
Mos e mbushni frigoriferin më shumë nga ç’duhet
Mbushja e frigoriferit tuaj me shumë ushqime mund të rezultojë në bllokimin e qarkullimit të ajrit dhe uljen e efikasitetit të energjisë. Nëse e tejmbushni shpesh frigoriferin tuaj, mund të ketë kuptim, të mendoni për të blerë një frigorifer më të madh, gjë që do të jetë më efikase në lidhje me energjinë. Hisense ofron shumë modele të ndryshme, të cilat janë të pajisura me zonën My Fresh Choice, e cila është një ndarje me sistem i cili kontrollon temperaturën e saktë dhe mund të konvertohet lehtësisht nga frigorifer në ngrirës, pasi cilësimet e tij iu mundësojnë të zgjidhni temperaturën nga -20 °C gjatë gjithë gamës, deri në 5 °C. Mos u shqetësoni për mungesën e hapësirës së frigoriferit ose ngrirësit, pasi në secilin prej tyre mund ta konvertoni me lehtësi zonën My Fresh Choice. Nëse jeni duke bërë një zgarë të madhe, tani mund të furnizoheni me pije të ftohta pa gërmuar çantat e vjetra ftohëse. Apo nëse keni shumë prodhime të rritura në shtëpi, nuk keni nevojë t’ua jepni të gjitha fqinjëve dhe miqve tuaj (megjithëse është një gjest i bukur) vetëm sepse nuk keni një ngrirës tjetër. Thjesht kthejeni ndarjen tuaj të konvertueshme në një ngrirës.
Kujdesuni siç duhet për ushqimet tuaja të mbetura
Rekomandohet përdorimi i ushqimeve të mbetura në frigorifer brenda tre deri në pesë ditëve, por nëse i ngrini ato mund të jenë të mira deri në katër muaj. Sido që të vendosni t’i mbani ato, sigurohuni që të ftohen paraprakisht dhe mos i vendosni në frigorifer ose në ngrirës ndërkohë që janë ende të nxehta.
Mishi dhe peshku kanë nevojë për kujdes të veçantë
Mishi, peshku dhe ushqimet e papërpunuara të detit ruhen më mirë në temperaturat rreth 0 °C. Shumica e llojeve të mishit të pagatuar mund të ruhen në frigorifer për një ose dy ditë, më pas, duhet gatuar ose ngrirë, për të parandaluar prishjen. Gjithashtu sigurohuni mishin, peshkun dhe ushqimet e detit t’i vendosni në frigorifer në një ambalazh të mbyllur me vakum ose të paktën në një pjatë, në mënyrë që lëngjet e tyre të mos bien mbi gjërat e tjera.
Mbajini të freskëta frutat dhe perimet tuaja
Në qoftë se rritni prodhimet tuaja, dëshironi t’i mbani ato po aq të freskëta sa në momentin që i keni vjelë. Megjithatë, në qoftë se preferoni t’i blini ato, sigurohuni që të filloni duke zgjedhur më të mirat. Mund të dalloni që frutat dhe perimet janë në formën e tyre më të mirë, kur kanë një ngjyrë të pasur, nuk kanë gjethe dhe njolla të zverdhura apo shenja zbutjeje. Kur të vendosni fruta dhe perime në frigorifer, sigurohuni që temperatura të jetë ndërmjet 4°C dhe 7°C. Megjithatë, gjatë kohës të ruajtjes së produkteve, temperatura nuk është e vetmja gjë që duhet t’i kushtoni vëmendje. Lagështia ka një efekt të madh te frutat dhe perimet, pasi mund të shkaktojë tharjen ose pjekjen e parakohshme të tyre. Frigoriferët Hisense janë të pajisur me një sirtar Moisture Fresh Crisper, i cili iu mundëson t’i mbani frutat dhe perimet të freskëta dhe kreko, pasi ruan kushtet më të mira të temperaturës dhe lagështisë së produkteve.