Sign In / Register
Blog

Keni nevojë për një televizor të ri? Shijojeni përvojën kinematografike me televizorin Lazer

26.10.2020

Ndërkohë që shikoni filmat, seritë dhe shfaqjet tuaja të preferuara, mund të keni menduar se televizori juaj i vjetër, thjesht nuk i përmbush pritshmëritë tuaja. Është koha për një përvojë të re televizive dhe kur vjen puna për të zgjedhur më të mirën, televizori lazer është fituesi për ju. Pse? Sepse televizorët lazer konsiderohen si cilësia më e lartë dhe më prestigjioze në treg. Me teknologjinë e tyre më të avancuar ata e transformojnë menjëherë dhomën tuaj të ndenjies në kinemanë kryesore të shtëpisë.

AL_Blog_keni_nevoje_per_nje_televizor_Image1.webp

 

Për t’iu ndihmuar që të njihni teknologjinë dhe të gjitha veçoritë që ajo sjell, ne do t’iu udhëzojmë me përfitimet kryesore të cilat po ndryshojnë plotësisht përvojën televizive në shekullin e 21-të.

Përgatituni të mrekulloheni nga imazhet mahnitëse

Televizori lazer është i pajisur me cilësi të figurës 4K Ultra HD. Imagjinoni rezolucionin prej 8,3 milionë pikselësh, që është 4X më shumë se Full HD tradicional, e cila ju sjell një pamje të mprehtë, realisht mahnitëse me lëvizje të bukura në formë të natyrshme dhe detaje të jashtëzakonshme, e cila vërtet vendos standardin e cilësisë dhe qartësisë. Figura është më e ndritshme, më e mprehtë dhe shfaqet me ngjyra reale, të gjalla dhe natyrale.

I përsosur për çdo dhomë, në çdo moment të ditës

Televizori Lazer është një projektor modern lazer me kënd të gjerë, i projektuar që të mund të vendoset me lehtësi në një tavolinë apo përpara një sirtari, nga ku mund të projektojë imazhin nga distanca ultra të shkurtra në një ekran të lehtë dhe të hollë 120 inç, 100 inç ose 80 inç. Kur shikoni, nuk keni fare nevojë të errësoni dhomën, sepse ekrani nuk është i ndjeshëm ndaj dritës së ambientit.

AL_Blog_keni_nevoje_per_nje_televizor_Image2.webp

 

Eksperiencë kinematografike në shtëpinë tuaj

Përvoja e pabesueshme e imazhit të televizorit me lazer është përmirësuar nga teknologjia e tij DOLBY ATMOS®. Për shkak të tingujve me cilësi të lartë që vijnë nga të gjitha anët, ju mund të shijoni një përvojë vërtet të mahnitshme kinematografike, pasi tingujt mbushin hapësirën me thellësi dhe qartësi të jashtëzakonshme, ashtu si në jetën reale. Do të keni ndjesinë sikur jeni në një film, serial, në koncert apo në ndeshje futbolli. Mos u shqetësoni për kohën apo kufijtë, pasi televizori lazer është gjithashtu jashtëzakonisht i qëndrueshëm, duke ju ofruar pa probleme juve dhe familjes suaj më shumë se 25,000 orë performancë dhe argëtim.

Teknologji e përshtatshme për sytë

Pavarësisht se keni kaluar disa orë para televizorit, nuk keni pse të shqetësoheni për shëndetin e syve tuaj. Televizori me lazer nuk e lëshon dritën drejtpërdrejt drejt jush, por në mënyrë pasive në ekran, emeton nivel të ulët të dritës blu, duke mbrojtur sytë tuaj. Për më tepër, ekrani nuk kërkon energji elektrike për funksionim dhe rrjedhimisht nuk gjeneron rrezatim elektromagnetik.

Njihuni me televizorin Lazer Hisense

Hisense konsiderohet si pionier në zhvillimin e televizorëve lazer dhe deri më sot mban një pozicion kryesor. Televizori inteligjent Hisense 4K UHD me lazer, me teknologjinë X-Fusion™ dhe gamë të gjerë ngjyrash, shfaq një pamje të ngjashme me kinemanë, plot ngjyra të pasura dhe të gjalla. Cilido vend në shtëpinë tuaj është vendi më i mirë. Përveç shikimit të televizorit, televizori juaj Hisense me Lazer ju mundëson edhe të shfletoni nëpër aplikacionet e shumta të integruara, si Netflix, YouTube, Prime Video e të tjera.

Televizorët inteligjentë Hisense me sistemin operativ VIDAA ofrojnë akses të menjëhershëm, të personalizuar dhe intuitiv në seritë dhe aplikacionet tuaja të preferuara. E udhëhequr nga teknologjia e lartë dhe dizajni inteligjent, kjo pakëtë përmbajtjeje ndjek gjithmonë atë që ju pëlqen dhe e gjeneron atë posaçërisht për ju. Gjithçka ka të bëjë me përshtatjen e përmbajtjes sipas dëshirës suaj. Në thelb, gjithçka ka të bëjë me ju. Shikoni ofertën dhe zgjidheni këtu heroin tuaj.

AL_Blog_keni_nevoje_per_nje_televizor_Image3.webp
BACK TO TOP