Blog
Është koha për blerje të zgjuara - dhe ruajtje të zgjuar të ushqimeve!
26.10.2020
Situata e koronës po sfidon blerjet tona të përditshme dhe rrjedhimisht zakonet tona të mbajtjes së ushqimeve. Duke qenë se nuk bëjmë aq shpesh sa më parë sende ushqimore, ne i kushtojmë më shumë kohë planifikimit. Blerja është bërë më strategjike:
- kalojmë më pak kohë nëpër dyqane,
- blejmë në mënyrë më të zgjuar, duke përdorur listat e blerjeve,
- i kushtojmë më shumë vëmendje ushqimeve të freskëta dhe lokale, e të tjera.
Kur ktheheni në shtëpi, të gjitha ushqimet e freskëta duhet të ruhen në një vend të freskët dhe të thatë: në frigorifer. Të blini një herë në javë do të thotë më shumë ushqim në të njëjtën kohë, kështu që është edhe më e rëndësishme që ta organizoni siç duhet mbajtjen e tyre. Zgjidhni me mençuri asistentët tuaj teknologjikë dhe përjetoni një mënyrë të organizuar, moderne dhe të dobishme për ruajtjen e ushqimeve. Do të shpenzoni më pak kohë duke organizuar frigoriferin, më pak kohë në dyqan dhe më pak kohë duke kërkuar ushqimin.
![AL_Blog_eshte_koha_per_blerje_te_zgjuara_dhe_ruajtje_te_zgjuar_te_ushqimeve_Image1.webp](https://hisense.hgecdn.net/medias/AL-Blog-eshte-koha-per-blerje-te-zgjuara-dhe-ruajtje-te-zgjuar-te-ushqimeve-Image1.webp?context=bWFzdGVyfGltYWdlc3w5Mjg3MHxpbWFnZS93ZWJwfGFHWmpMMmhsT1M4eE5UQXhORFkzTWpRek16RTRNaTlCVEY5Q2JHOW5YMlZ6YUhSbFgydHZhR0ZmY0dWeVgySnNaWEpxWlY5MFpWOTZaMnAxWVhKaFgyUm9aVjl5ZFdGcWRHcGxYM1JsWDNwbmFuVmhjbDkwWlY5MWMyaHhhVzFsZG1WZlNXMWhaMlV4TG5kbFluQXxhMmQ2NTNjZDBlYzQ2OTEyMjE2YmUyY2M4MDI2MTNhMWI3Nzk0YTU5ODlmMDQ3MWIzZWY1OWEwNzY1ODhjNDY0)
Çfarë mund të më japë një frigorifer modern?
Ai iu jep atë që vlerësoni më shumë: kohën. Frigoriferët modernë nuk janë vetëm hapësira ftohëse, por pajisje shtëpiake të teknologjisë së lartë dhe të përshtatshme për përdoruesit me funksione dhe veçori të dobishme. Ata po bëhen më të zgjuar, duke iu mundësuar të përshtatni performancën dhe funksionet e tyre sipas nevojave tuaja.
Si mund t’i plotësojë nevojat e mia një frigorifer?
Ruajtja e ushqimit për një familje është krejt e ndryshme nga ajo për një çift. Familja ka nevojë për më shumë qumësht dhe produkte qumështi, më shumë lëngje frutash, perime dhe fruta të freskëta. Të gjitha këto ushqime kanë nevojë për vendin e duhur që të ruhen brenda frigoriferit.
Nëse keni një frigorifer Hisense në shtëpi, mund të shijoni hapësirën e tij të madhe. Big Door Balcony iu mundëson të mbani në mënyrë të sigurt sende më të mëdha dhe më të larta, si p.sh. kuti me qumësht ose lëngje frutash, brenda derës. Marrja e ushqimeve të freskëta dhe të shëndetshme para darkës është e lehtë. Falë dizajnit me shumë sirtarë, frigoriferi Hisense iu ofron sirtarë të mëdhenj Crisper për frutat dhe perimet, kuti të bollshme ushqimesh dhe një sirtar për të freskët me gjerësi të plotë për shishet e verës. Sa më shumë kontroll të keni mbi ushqimin, aq më pak prishet dhe duhet hedhur tutje. Për më tepër, nuk do të humbisni kohë duke kërkuar ushqimet brenda frigoriferit, pasi Hisense do t’iu befasojë me sirtarët që rrëshqasin me lehtësi, të cilët iu lejojnë të merrni ushqimin shpejt dhe pa mundim. Disa nga modelet e frigoriferëve Hisense kanë edhe një zonë të veçantë My Fresh Choice me cilësimin e temperaturës nga –18 °C në 5 °C, të cilën mund ta shndërroni me lehtësi nga një ngrirës në frigorifer.
![AL_Blog_eshte_koha_per_blerje_te_zgjuara_dhe_ruajtje_te_zgjuar_te_ushqimeve_Image2.webp](https://hisense.hgecdn.net/medias/AL-Blog-eshte-koha-per-blerje-te-zgjuara-dhe-ruajtje-te-zgjuar-te-ushqimeve-Image2.webp?context=bWFzdGVyfGltYWdlc3w4NDU4MnxpbWFnZS93ZWJwfGFHRmhMMmhsWVM4eE5UQXhORFkzTWpRNU9EY3hPQzlCVEY5Q2JHOW5YMlZ6YUhSbFgydHZhR0ZmY0dWeVgySnNaWEpxWlY5MFpWOTZaMnAxWVhKaFgyUm9aVjl5ZFdGcWRHcGxYM1JsWDNwbmFuVmhjbDkwWlY5MWMyaHhhVzFsZG1WZlNXMWhaMlV5TG5kbFluQXw2ZGNkYmFlZjA2MzQ3NzE2MzI2ZTM0NzM0Y2EyNzQ0NDlkMDdmNThkODRmNjFiMWVkMDM0ZTJiZjAxNmQ1ZWM0)
Ku mund të gjej një frigorifer kaq të sigurt dhe të dobishëm?
Kur bëhet fjalë për frigoriferët, Hisense iu ofron shumë opsione për të zgjedhur: që nga frigoriferët krah për krah dhe me shumë dyer, frigoriferët me dyer franceze dhe frigoriferët me një derë, deri te frigoriferët me ngrirësin sipër dhe me ngrirësin poshtë. Shikoni këtu të gjithë gamën dhe ofertën dhe shijoni të gjitha avantazhet që sjell ajo për ju dhe familjen tuaj.