Sign In / Register
Blog

Dhurata e Ditës së Shën Valentinit për të dashurin tuaj

27.1.2021

Ndërkohë që dita e Shën Valentinit është diçka që pritet me padurim, ajo vjen me presionin për të gjetur dhuratën e përsosur për të dashurin. Duket sikur burrat tashmë kanë gjithçka, gjë që sigurisht është e vërtetë, pasi ata iu kanë juve. Por, ju ende mund ta befasoni atë me diçka të vogël, e cila do ta bëjë të kuptojë se ju jeni dhurata që vazhdoni të jepni. Dhe ne kemi përgatitur një udhëzues që do t’iu ndihmojë të bëni pikërisht këtë gjë.

AL_Blog_dhurata_e_dites_Image1.webp

 

Për një lojtar (basketbolli).

Merreni biletën tuaj për ndeshjet e basketbollit që dëshironi të anashkaloni me fletë-hyrjen e NBA League, e cila do t’i mundësojë atij të shikojë të gjitha ndeshjet në komoditetin e shtëpisë dhe do t’iu japë kohë për të bërë gjërat që doni. Gjithçka që duhet të bëni është t’i jepni atij akses për fletë-hyrjen e NBA League dhe nëse tashmë keni një televizor inteligjent Hisense (nëse jo, iu rekomandojmë të merrni një dhe të na falënderoni më vonë), ai do të jetë në gjendje t’i shikojë ekskluzivisht të gjitha ndeshjet në ekranin e televizorit të madh, falë platformës VIDAA. Me Hisense VIDAA çdo aplikacion është një klikim larg, përfshirë fletë-hyrjen e NBA League me yjet më të mëdhenj si Lebron James, Luka Dončić, Giannis Antetokounmpo, Stephen Curry, Jimmy Butler dhe Trae Young. Pra, jo vetëm që do t’i jepni atij akses të plotë drejtpërdrejt në të gjitha lojërat dhe sipas dëshirës, por edhe një përmbajtje origjinale të mahnitshme. Padyshim, që kjo është një dhuratë e cila do ta bëjë atë të dëshirojë të ftojë miqtë e tij për të parë një lojë dhe të mburret me të dashurën e mrekullueshme që ka.

Për udhëtimin tuaj të jetës

Është krejt në rregull nëse ai e dashuron makinën e vet. Për aq kohë sa nuk e do atë pothuajse aq shumë sa iu do juve, sigurisht. Tani mund ta ushqeni dashurinë e tij duke i dhënë diçka që do ta bëjë marrëdhënien tuaj të funksionojë edhe më mirë, si një mjet që diagnostikon se çfarë problemi ka makina e tij. Ose befasojeni me një aksesor të këndshëm, i cili do t’i bëjë udhëtimet tuaja edhe më të mira, si p.sh. mbulesa të këndshme dhe të rehatshme për sediljet, të cilat do t’iu bëjnë të arrini gjithmonë me stil.

AL_Blog_dhurata_e_dites_Image2.webp

 

Për një person të apasionuar, fanatik të elektronikës

Duhet të ketë një libër, një shfaqje televizive apo një film për të cilin ai nuk mund të rrijë pa u fiksuar. Surprizojeni atë me një gjë të personalizuar si p.sh. një shishe uji, një poster ose një këmishë, e cila do ta bëjë të mburret para miqve të tij edhe më të apasionuar.

Për një gjysëm më të mirë (në pamje).

Pavarësisht nëse ai është një viktimë e modës apo mendoni se disa nga zgjedhjet e tij janë absolutuisht një krim i modës, mund ta ndihmoni duke i dhënë një copë që do ta ndihmojë atë të përparojë në lojën e tij. Mendoni për një orë dore të bukur, ecila nuk del kurrë nga moda apo një palë çorape shumëngjyrëshe që do ta ndihmojnë atë të hyjë me stil në çdo dhomë.

Për përmallimin e një marrëdhënieje në distancë

Burrat mund të jenë nga Marsi dhe gratë nga Venusi, por kjo nuk do të thotë se midis jush duhet të ketë distancë. Edhe nëse jeni larg, qëndroni afër me byzylykët me prekje, të cilët iu mundësojnë të shijoni dashurinë e tyre dhe iu bëjnë të ndiheni sikur jeni gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Dhe nëse ndani të njëjtin sens humori, thjesht merrini atij një jastëk me krahë për të përqafuar ose një jastëk me fytyrën tuaj mbi të.

Për shokun më të ngushtë

Nëse ai është një person i palumtur, i cili vlerëson momentet tuaja relaksuese kur jeni bashkë ose një dembel profesionist i cili vetëm shikon televizor dhe pavarësisht nëse ai dëshiron të jetë luga e madhe apo preferon që ju të jeni çanta e shpinës, do t’i pëlqejë një robdishambër i rehatshëm. Sidomos nëse merrni një të njëjtë për veten tuaj, në mënyrë që të mund të rrini me stil.

BACK TO TOP