Sign In / Register
Blog

Bëhuni gati për kampionatin e futbollit Euro 2020

5.5.2021

Jeni nxehur dhe gati të gjithë për të vazhduar me futbollistët tuaj të preferuar? Meqenëse shikimi i drejtpërdrejtë në një vend publik mund të mos jetë ende i mundur, ne kemi përgatitur disa këshilla dhe truke të cilat do t’iu ndihmojnë të krijoni një përvojë të paharrueshme dhe të kaloni bukur ndërkohë që shikoni kampionatin e futbollit Euro 2020 nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Sigurohuni që të keni pajisjet më të mira

Kur ndiqni ndonjë ngjarje sportive nga shtëpia, gjithçka varet nga një pajisje e mirë. Një televizor shumë i mirë është i domosdoshëm. Hisense U8 është një pajisje e mrekullueshme, e cila do ta transformojë shikimin e një ndeshjeje në përjetimin e saj. Jo vetëm që ofron cilësi figure që të lë pa frymë me ngjyra autentike, kontrast të shkëlqyer dhe lëvizje të qarta duke iu mundësuar të vini re çdo detaj të rëndësishëm, por është e pajisur edhe me një modalitet të veçantë sportiv (Sports Mode). Ky është një sistem gjithëpërfshirës për përmirësimin e figurës dhe zërit, i cili është projektuar posaçërisht për të krijuar një përvojë mahnitëse për shikimin e sportit. Teknologjia e Vlerësimit të Lëvizjes dhe Kompensimit të Lëvizjes, e kombinuar me normën autoktone të rifreskimit prej 120 Hz, reduktojnë ndjeshëm turbullimin dhe sigurojnë lëvizje të qeta. Ky funksion përmirëson edhe tingullin, i cili tashmë është mbresëlënës falë cilësisë së tingullit kristal të pastër të Dolby Atmos dhe përvojës zhytëse të teknologjisë DTS® Virtual:X™.

AL_Blog_behuni_gati_per_kampionatin_e_futbollit_euro_2020_Image1.webp

 

Merrini biletat tuaja

Hisense U8 është edhe bileta juaj për ndeshjet, pasi iu mundëson të aksesoni përmbajtje të ndryshme të kampionatit të futbollit UEFA EURO 2020 nëpërmjet aplikacionit UEFA.tv të disponueshëm në sistemin e operimit VIDAA Smart TV. Tifozët e futbollit mund të shijojnë një gamë të gjerë të përmbajtjeve video sipas kërkesës, përfshirë përsëritjet e ndeshjeve, momentet kryesore, programin e shfaqjeve në revista, karakteristikat e lojtarëve dhe shumë të tjera nga të gjitha ndeshjet e UEFA-s. Kjo është vetëm një nga gjërat e mrekullueshme që ofron ai, falë sistemit fantastik të operimit VIDAA, i cili iu jep një akses të shpejtë në të gjitha aplikacionet tuaja të preferuara të integruara dhe përmbajtjen më të mirë globale e lokale nga e gjithë bota. Ky sistem operimi e çon përdoruesin në një nivel tjetër të përshtatshëm, pasi iu mundëson të kontrolloni televizorin vetëm duke përdorur zërin tuaj.

Krijoni atmosferën e duhur

Ndërkohë që një divan i rehatshëm është i domosdoshëm, tifozët më të apasionuar ndoshta do ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke qëndruar në këmbë. Prandaj është e rëndësishme të krijoni një vend të përsosur për të brohoritur dhe përdorimi i disa detajeve mund të bëjë një ndryshim të madh. Si p.sh. sendet që duhen gjatë brohoritjeve. Përgatitini shallet ose flamujt e skuadrës tuaj dhe sigurohuni që fanellat tuaja të jenë të pastra dhe të gatshme për momentet e brohoritjes me pasion.

Ndizeni lojën tuaj të ushqimit

Sigurohuni që të keni mjaftueshëm ushqim dhe pije për të mbajtur lart nivelet tuaja të energjisë, në mënyrë që të jeni në gjendje të brohorisni gjatë gjithë kohës. Ushqimet e thjeshta, si p.sh. patatinat, janë një zgjedhje e thjeshtë, por mund të provoni të rikrijoni përvojën e stadiumit me ushqimin që zakonisht ofrohet në ndeshjet e futbollit, si p.sh. hotdogë, patate të skuqura, hamburgera, naços ose kokoshka. Të gjitha këto mund t’i bëni me pajisjet e mrekullueshme Hisense për kuzhinën. Në rast se jeni mbledhur me miq, edhe transporti në shtëpi është një mundësi shumë e mirë. Në qoftë se keni më shumë kohë në dispozicion dhe dëshironi të provoni gjëra të reja, ne ju rekomandojmë fort që të bëni ushqime të lehta, sipas recetave më popullore nga vendet e skuadrave që luajnë. Kjo jo vetëm që do ta bëjë më autentike dhe më aventureske të gjithë përvojën tuaj, por mund të bëni edhe një garë, ku recetat të konkurrojnë për çmimin përfundimtar të “snek-ut më të mirë të futbollit”. Dhe mos harroni pijet. Përpara ndeshjes vendosini në frigorifer, mundësisht në një frigorifer Hisense dhe mbusheni me akull, me qëllim që të mund të pini një pije të ftohtë sa herë që të keni dëshirë.

AL_Blog_behuni_gati_per_kampionatin_e_futbollit_euro_2020_Image2.webp
BACK TO TOP