Blog
Avantazhet dhe disavantazhet e shikimit të kampionatit të futbollit EURO 2020 nga shtëpia
25.5.2021
Vitin e kaluar ne hymë në një botë ku nuk mund të shijonim grumbullimet publike, si ndeshjet e futbollit. Pjesëmarrja në këto lloj ngjarjesh është një mënyrë shumë e mirë për t’u lidhur me të tjerët, për të ndjerë shpirtin e skuadrës dhe për të ndarë emocionet tuaja me njerëz entuziastë të cilët kanë të njëjtin pasion me ju. Nga ana tjetër, shikimi i një ndeshjeje nga shtëpia, padyshim që ka avantazhet e veta. Ne kemi përgatitur një listë me avantazhet dhe disavantazhet e shijimit të ndeshjes nga shtëpia. Kjo do t’iu ndihmojë të kuptoni se të shikoni një lojë në komoditetin e shtëpisë suaj, është me të vërtetë një gjë e mirë.
AVANTAZHET
Keni vendet më të mira
Kur shikoni një ndeshje futbolli nga shtëpia, nuk keni pse të shqetësoheni për të marrë biletat më të mira apo kur keni dikë përpara jush që do t’iu bllokojë shikimin në momentet më të rëndësishme. Përveç kësaj, asnjë stadium nuk ka ndenjëse që i afrohen komoditetit të divanit tuaj. Prandaj, shikimi i një ndeshjeje nga shtëpia mund të jetë një përvojë vërtet e mrekullueshme. Sidomos me televizorin e duhur. Hisense ofron një linjë mahnitëse televizorësh, me veçori që e transformojnë shtëpinë tuaj në një stadium premium. Ashtu si seritë U8 me teknologjinë revolucionare ULED e cila ofron cilësi figure që të lë pa frymë dhe që iu lejon të vini re çdo detaj dhe të merrni një pamje e cila nuk mund të krahasohet me asnjë stadium. Për të pasur përvojën më të mirë, ato janë pajisur edhe me një modalitet sportiv (Sports Mode), një sistem i krijuar posaçërisht për përmbajtje sportive që përmirëson figurën e zërin dhe krijon një përvojë vërtet zhytëse.
Nuk mbani rradhë
Ndërkohë që stadiumet e mbushura plot me njerëz krijojnë një atmosferë unike, ato kanë edhe radhët e pritjes. Kur vjen puna për të marrë disa ushqime ose pije, për të shkuar në tualet apo thjesht për të hyrë dhe dalë që aty, zakonisht përballeni me një radhë pritjeje. Përveç kapërcimit të atyre rreshtave, ndërkohë që shikoni sportin nga shtëpia, kurseni edhe paratë. Harrojini biletat, ushqimet dhe pijet e shtrenjta të stadiumit. Në shtëpi, thjesht mund të mbushni frigoriferin tuaj dhe të harroni shpenzimin e parave apo të humbisni lojën e futbollit ndërsa prisni në radhë.
Vendi juaj, rregullat (tuaja)
Ndërkohë që ndarja e pasionit me një stadium të mbushur plot me njerëz është një përvojë unike, është edhe më mirë që të brohorisësh me pasion me miqtë më të afërt ose me familjen tënde në komoditetin e sigurt të shtëpisë tënde, ku mund të jesh i shkujdesur vetvetja më e apasionuar. Dhe nuk duhet të shqetësoheni për motin, i cili është një plus i madh për shikimin nga shtëpia. Thjesht vendoseni kondicionerin tuaj në temperaturën e duhur dhe shijoni lojën.
![AL_Blog_avantazhet_dhe_disavantazhet_e_shikimit_te_kampionatit_te_futbollit_euro_2020_nga_shtepia_Image.webp](https://hisense.hgecdn.net/medias/AL-Blog-avantazhet-dhe-disavantazhet-e-shikimit-te-kampionatit-te-futbollit-euro-2020-nga-shtepia-Image.webp?context=bWFzdGVyfGltYWdlc3w3MzA5NHxpbWFnZS93ZWJwfGFEZ3hMMmczTWk4eE5UQXhOek0yTnpZMk5qY3hPQzlCVEY5Q2JHOW5YMkYyWVc1MFlYcG9aWFJmWkdobFgyUnBjMkYyWVc1MFlYcG9aWFJmWlY5emFHbHJhVzFwZEY5MFpWOXJZVzF3YVc5dVlYUnBkRjkwWlY5bWRYUmliMnhzYVhSZlpYVnliMTh5TURJd1gyNW5ZVjl6YUhSbGNHbGhYMGx0WVdkbExuZGxZbkF8NGNkMjczNWViNDFlMGZlNTRiMjZlODZlZmQwNDVmOWIyY2JkMGU0MWY0ZWVhNzdlYTZkMTkyZDFiM2NiOTJmOQ)
DISAVANTAZHET
Atmosfera
Ka një arsye pse stadiumet janë më shumë sesa thjesht një vend për ngjarje sportive. Ato janë simbole të mbledhjes së interesave dhe pasione të përbashkëta. Janë një vend ku afroheni me zemrën që rreh fort dhe largoheni në një gjendje shpirtërore euforike. Dhe me të drejtë. Stadiumet janë projektuar për të krijuar një atmosferë të veçantë, ku spektatori mund të lidhet vërtet me ngjarjen dhe të marrë një përvojë unike vizuale dhe akustike. Por të kesh një televizor Hisense mund t’iu afrojë shumë afër atmosferës së jetës reale. Hisense U8 ofron cilësi figure që të lë pa frymë me ngjyrat autentike dhe kontrastin e shkëlqyer me lëvizje të qarta, në mënyrë që të mos humbisni asnjë detaj dhe të ndjeheni si pjesë e ndeshjes. Atmosferë me përkujdes në shtëpi!
Mungesa e shokëve tifozë
Stadiumet janë një vend ku ne shoqërohemi edhe me njerëz të tjerë me mendësi të njëjtë. Të takosh tifozë të tjerë me të njëjtin pasion, të përplasesh me miqtë që nuk i ke parë prej kohësh apo të shkëmbesh brohoritje të apasionuara me një njeri krejt të panjohur, nuk është e mundur në shtëpi. Dhe ndërkohë që askush nuk mund t’iu ndalojë të bërtisni para televizorit me aq zë sa mundeni, asnjëherë nuk mund të përjetoni të dridhurat duke kënduar bashkë me mijëra tifozë të tjerë të apasionuar. Apo jo? Hisense U8 krenohet me cilësinë e tingullit të pastër kristal të Dolby Atmos dhe përvojën zhytëse të teknologjisë DTS® Virtual:X™. Pra, mungesa e shokëve tifozë nuk është më një problem i madh.
Kur keni një televizor Hisense, në të vërtetë nuk ka disavantazhe, por ka vetëm avantazhe. Kombinimi i teknologjisë së figurës super të qartë dhe sistemit të mahnitshëm të zërit, iu jep gjithçka që iu nevojitet për të shijuar një ndeshje.